Apeli italian i fal 6 vjet burg Dondollakut
Gjykata italiane e Apelit ka dhene dje vendimin e saj per pjesetaret e “Bandes se Lushnjes”. Perfituesi me i madh i grupit ka qene i akuzuari si numri dy i bandes, Enver Dondollaku, te cilit i eshte ulur denimi me gjashte vjet burg. Dhjete vjet heqje lirie ka vendosur gjate dites se djeshme Gjykata e Apelit per krahun e djathte te Aldo Bares. Nderkohe qe drejtesia e vendit fqinj kerkon ekstradimin e Bares nga Turqia, dy vjet pas arrestimit te tij ne Izmir. Seanca e zhvilluar ndaj 14 te arrestuarve ne kete vend si pjesetare te “Bandes se Lushnjes”, pas sekuestrimit te mbi 300 kg heroine te trafikuar, eshte mbyllur me 10 vjet burg per Dondollakun, 14 vjet per Edmond Begon, si dhe ka dhene edhe 12 vendime te tjera. Nje gje e tille eshte bere e ditur ne mediat vendase oret e vona te mbremjes. Nderkohe qe citohen autoritete te drejtesise ne Milano, qe jane shprehur se Italia pret me ngulm ekstradimin e Aldo Bares (Alfred Shkurtit) nga Turqia, per disa vepra penale te kryera ne kete vend perfshi edhe trafikun nderkombetar te droges. Nderkaq, mediat thane se pak vite me pare pjesetaret e bandes famekeqe shqiptare u kapen me 319 kilograme heroine dhe 2 kokaine.
Ne fillim te muajit janar te vitit te kaluar, Gjykata e Padovas do te denonte Dondollakun me 16 vjet heqje lirie. Nderkohe qe pranimi i gjykimit te shkurtuar ne Shqiperi, ne Gjykaten e Krimeve te Renda ku akuzohej per vrasje, per numrin dy te “Bandes se Lushnjes”, ka qene nje rruge shpetimi nga denimi me burgim te perjetshem. Ne perfundim te gjykimit, u dhane 25 vjet burg te pandehurit te hetuar dhe te gjykuar ne mungese, i cili mban mbi supe krime dhe dhenie urdhrash per vrasje te ndryshme per llogari te kapobandes Aldo Bare. Dondollaku u denua me “burgim te perjetshem”, aq sa u kerkua edhe nga pala akuzuese, por per shkak te aplikimit te gjykimit te shkurtuar, numri 2 i bandes famekeqe i shpeton denimit kapital, duke u denuar perfundimisht vetem me 25 vjet burg.
A.Cena