Municionet ne Gjirin e Vlores, zhyten palombaret
Konkretizohet operacioni qe do te kryhet per heqjen e sasise se municionit te bera publike pak kohe me pare prane vendit te quajtur Kalaja ne qytetin e Vlores. Palombare te Marines Ushtarake shqiptare dhe ajo italiane jane zhytur disa here nen uje, ne vendin ku ndodhet sasia e municionit, ku kane kryer filmime si dhe dokumentime te tjera, qe do te sherbejne per heqjen e sasise se municionit qe gjendet ne kete zone. Ushtaraket kane mberritur ne oret e para te mengjesit te djeshem me nje anije, qe ka qendruar larg vendit ku ndodhet sasia e municionit. Pas ndaleses, dy gomone me ne bord palombare jane nisur ne drejtim te vendit ku ndodhet sasia e municionit dhe jane zhytur nen uje. Ky eshte hapi i pare konkret qe eshte kryer per heqjen e predhave nen uje, te mbetura nga kohe te ndryshme qe variojne nga Lufta e Dyte Boterore e deri ne trazirat e vitit ’97 me hapjet e depove dhe vjedhjen e municioneve. Nisja e ketij operacioni do te thote per shume qytetare e pushues, largim te nje rreziku, i cili fle nen det. Artur Mecollari, nje prej drejtuesve te Marines Ushtarake ne Vlore eshte shprehur se sasia e municionit pavaresisht se nuk mund te jepen shifra eshte e madhe, por nuk paraqet rrezik nese nuk ngacmohen.
O. Hila
O. Hila