I dehuri i ve flaken shtepise, rrezikohet pallati
I ve flaken shtepise ne gjendje te dehur, rrezikon pallatin shtate katesh dhe banoret qe jetonin ne te. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e djeshme ne Kamez te Tiranes, kur sherbimi zjarrefikes eshte njoftuar nga nje telefonate rreth ores 21.30. Menjehere ne vendngjarje kane shkuar disa mjete per te shuar flaket dhe evakuuar me veshtiresi banoret. Burime zyrtare te policise thane se shkak i ngjarjes eshte pakujdesia e nje 45 vjecari qe ka shkuar i dehur ne banese dhe qe gjate pirjes se duhanit i ka vene flaken hyrjes ne katin e peste ku banonte. Flaket kane rrezikuar me teper katet e mesiperme, por banoret jane nxjerre me shpejtesi nga godina.