E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: S’ka ka bashkepunim me Ramen. Nis pergatitja e strukturave pwr garwn elektorale

“Qe sot LSI-ja nis nje aksion te madh mbarekombetar dhe jo e vetme, me gjithe forcat politike qe jane kunder Republikes Sali-Rames , dhe Kushtetutes se Sali-Rames ose ndryshe te Gerdecit”. Ky ishte qendrimi i ardhur dje nga kryetari i LSI-se, Ilir Meta, lidhur me miratimin ne Kuvend te ndryshimeve kushtetuese. Njekohesisht, Meta hodhi poshte cdo mundesi per t’ju rikthyer tryezes se bashkepunimit me socialistet. Nderkohe, pasditen e djeshme LSI-ja ka mbledhur kryesine e saj per te diskutuar rreth situates politike. Kjo e fundit mesohet se ka mbeshtetur qendrimin e mbajtur nga kryetari i LSI-se, Ilir Meta. Kwshtu, nisur nga miratimi i sistemit te ri elektoral, kryesia ka ndare detyra duke mandatuar Meten per drejtimin e strukturave ne Tirane, Vasilin per Elbasanin, Priftin per strukturat e qarkut Fierit. Gjithashtu, Pjerin Ndreu do te drejtore strukturat e LSI-se ne Shkoder dhe Monika Kryemadhi strukturat ne Diber. Ndersa per qarqet e tjera vendimet do te merren me vone. O.Xh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›