E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjata: Tryeza e Topit, jo per hapjen e kutive

Vendosja e nje dialogu politik mazhorance-opozite brenda institucionit te Parlamentit, ndonese angazhon kreun e shtetit pas rekomandimeve te rezolutes se Keshillit te Evropes per te ulur palet ne bisedime, nuk mund te shkoje pertej vendimit te gjykatave dhe dispozitave kushtetuese. I ketij mendimi eshte juristi Clirim Gjata, i cili ne nje interviste per televizionin “Klan” shprehet prerazi, kur thote se pjese e negociatave me Presidentin Topi nuk mund te jete hapja e kutive te votimit, proces ndaj te cilit gjyqesori e ka thene fjalen e fundit. “Ne qofte se ka nje vendim te Gjykates Kushtetuese, nuk mund te cenohen dispozitat kushtetuese dhe nuk negociohet per to. Dhe rasti tjeter qe quhet ndryshe hapje e kutive, nuk ka vend per t'u negociuar, pasi nje gje e tille eshte e zgjidhur nga Kushtetuta. E drejta e Presidentit eshte ne nivel keshillash dhe negociata eshte ne fazen e propozimeve dhe rekomandimeve”, deklaroi Gjata. Ne argumentin e tij ligjor ish- kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve thote se kreut te shtetit i lind e drejta t’i ule palet ne gjetjen e nje zgjidhje politike bazuar ne nenin 86 dhe 90 te Kushtetutes, pika 1 e tyre. Por kjo zgjedhje, thekson ai, duhet bere duke mos interferuar ne pushtetin e gjyqesorit. Ne te kundert kalohet ne nje sistem jodemokratik. “Me Kushtetuten s'mundet Parlamenti te hape kutite, pasi kete gje e ben KQZ-ja. Vete e bene Kodin me konsensus, mua me duhet ligji. Hajde t'i hapim kutite dhe per vendimet e tjera qe ka dhene Gjykata Kushtetuese, por do kalojme ne nje sistem tjeter jo demokratik. Zgjidhja politike duhet te mbeshtetet mbi Kushtetute dhe kompetencat e pushteteve te tjera. E pame se cfare u be me zgjedhjet lokale te 2007, zgjidhjet politike bene ate qe ndodhi me pas. Le te sherbeje ky rast si precedent duke mos bere dem mbi Kushtetuten”, tha Gjata. Futja ne skenen politike per nje zgjidhje te situates politike mes mazhorances dhe opozites erdhi pas rekomandimit qe Asambleja Parlamentare e KiE beri pak dite me pare, ku permes nje rezolute i kerkoi opozites te heqe dore nga bojkoti, mazhorances te ngreje nje komision hetimor parlamentar, si dhe fton presidentin Topi si moderator te uljes, ne nje tryeze bisedimesh te mazhorances dhe opozites.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›