E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: “Dosjet” te hapen, por me nje ligj te ri

Partia Socialiste vleresoi dje se dosjet duhet te hapen me ane te nje ligji te ri, ku edhe socialistet te japin kontributin e tyre. Vetem pak dite pas rrezimit te ketij ligji nga Gjykata Kushtetuese, deputetja socialiste, Shegushe Ligori, deklaroi dje se ne me pak se nje jave, Sali Berisha shenoi nje tjeter rekord te turpshem ne historine e demokracise shqiptare, nje rekord te denje per nje vend si Venezuela, por jo per Shqiperine qe kerkon te integrohet ne Evrope. “Gjykata Kushtetuese certifikoi “atentatin” e 17 te Sali Berishes, ndaj Kushtetutes duke hedhur poshte ne unanimitet ligjin per pastertine e figurave, nje ligj ky i kundershtuar jo vetem nga Partia Socialiste, por edhe nga Komiteti i Helsinkit dhe nga Keshilli i Evropes”, u shpreh zyrtarja lart socialiste. Ligori tha se “dosjet duhet te hapen, por permes nje ligji te ri, per te cilin Partia Socialiste eshte e gatshme te jape kontributin e saj; nje ligj i ri i cili ne radhe te pare duhet te respektoje Kushtetuten dhe rekomandimet e Komisionit te Venecias”. Sepse, sic tha ajo, “Sali Berisha duhet ta dije se hetimi i krimeve te se shkuares nuk mund te behet per te lare mekatet e se tashmes”. Prej kohesh Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kane mbajtur qendrime te ndryshme per sa i perket ceshtjes se hapjes se dosjeve per bashkepunetoret e komunizmit. Te dy partite me te madhe politike ne vend, megjithese jane ne parim per hapjen e dosjeve te komunizmit, per te miratuar ligjin e ashtuquajturin te “lustracionit”, ne kontekst keto parti nuk bien dakord me menyren se si do te procedohet per venien ne zbatim te ligjit. D.D

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›