Me rastin e votimit nga Parlamenti i Kosovës të z. Bajram Kosumi, në postin e Kryeministrit të ri, Kryeministri Fatos Nano i ka telefonuar z. Kosumi, duke i uruar suksese në detyrën e tij. â€
Me rastin e votimit nga Parlamenti i Kosovës të z. Bajram Kosumi, në postin e Kryeministrit të ri, Kryeministri Fatos Nano i ka telefonuar z. Kosumi, duke i uruar suksese në detyrën e tij.
"Keni mbështetjen tonë të plotë për gjithçka që po bëni në interes të stabilitetit dhe progresit për integrimin e Kosovës, ashtu edhe të gjithë shqiptarëve dhe më tej, në strukturat europiane", u shpreh Kryeministri Nano. Gjithçka që po bëni, shtoi ai, "gëzon simpatinë dhe solidaritetin tonë".
Nga ana e tij, Kryeministri i Kosovës, z. Kosumi, ka shprehur falënderimet për Kryeministrin Nano dhe ka vlerësuar mbështetjen e vzhdueshme në këtë drejtim, ndërsa ka konfirmuar se vizitën e tij të parë, do ta zhvillojë së shpejti në Tiranë.