Milan fitoi Trofeun Berluskoni pasi mundi 2-1 Juventusin ne San Siro
Kuqezinjtë i dolën për zot trofeut me mbiemrin e pronarit të klubit të tyre, Berluskoni, duke e fituar atë për herë të 10-të, pas një ndeshjeje jo aq të shkëlqyer në “San Siro”. Milan mposhti 2-1 Juventusin në atë që quhet ndeshja e fundit përgatitore e verës para fillimit të serisë A, me golat shënuar nga Kevin Prins Boateng e Klares Zedorf për fituesit dhe Mirko Vuçiniç për bardhezinjtë.
Skuadra e Masimiliano Alegrit e nisi takimin në mënyrë të shkëlqyer dhe shënoi që në minutën e 9-të. Kevin Prins Boateng u koordinua shumë mirë pas krosimit të Abates duke gjuajtur topin në ajër dhe duke e dërguar në rrjetën e portës së Bufonit.
Pa kaluar 15 minuta dhe vendasit realizuan edhe golin e dytë. Këtë herë shënues ishte mesfushori Klarens Zedorf dhe ishte krejt një meritë personale, pasi holandezi ekzekutoi në mënyrë të shkëlqyer një goditje dënimi duke shmangur barrikadën dhe duke shtangur Bufonin.
Juventus u përpoq menjëherë të reagonte, ndërsa kuqezinjtë nisin dalë nga dalë ta ulin ritmin, ndoshta edhe për shkak të temperaturës së lartë të kësaj mbrëmjeje gushti.
Në pjesën e dytë, Juve hyri me ide më të qarta dhe më e vendosur për të shënuar dhe ekuilibruar ndeshjen. Goli nuk vonoi shumë, ndërsa u desh hyrja e kapitenit Alesandro Del Piero që bardhezinjtë të zhbllokoheshin.
Në minutën e 57-të, Del Piero lëshoi një top për Mirko Vuçiniçin dhe sulmuesi malazez u tregua i shpejtë e i shkathët duke e dërguar në rrjetë, pas shpinës së Abiatit.
Në minutat në vazhdim, të dyja palët krijuan mundësi, ndonëse ishte skuadra e Antonio Kontes më e pranishme në fushë, duke humbur edhe raste tepër të pastra. Në përfundim, Milani fitoi 2-1 dhe pronësoi trofeun “Luixhi Berluskoni”, ndonëse tradita thotë se ai që e fiton këtë trofe, në fund të sezonit nuk del kampion. Kuqezinjtë, natyrshëm që nuk duan ta besojnë.