E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, pas mbledhjes së radhës së Këshillit të Ministrave, zëdhënësi kryeministrit Aldrin Dalipi bëri këtë deklaratë: Ju deklaroj zyrtarisht se asnjë

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, pas mbledhjes së radhës së Këshillit të Ministrave, zëdhënësi kryeministrit Aldrin Dalipi bëri këtë deklaratë:

Ju deklaroj zyrtarisht se asnjë ministër i kabinetit qeveritar nuk është përfshirë në të ashtuajtuarën transfertë të parave të skemave piramidale.

E vërteta është se, në qeveri ka ministra të cilët kanë kontribuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare për zgjidhjen në mënyrë të drejtë dhe ligjore të krizës që shkaktoi ky fenomen.

Duket qartë se, kjo çeshtje nxitet nga segmente brenda apo jashtë vendit që gjallojnë me paratë e piramidave, të cilët duhet të kenë të qartë përfundimisht se nuk mund të shpresojnë në asnjë rast për rikthime krizash në dëm të shtetasve të këtij vendi.

Kjo vlen gjithashtu edhe për të gjithë ata të cilët lejuan, krijuan dhe u mbështetën financiarisht dhe politikisht në skemat piramidale në dëm të qytetarëve të këtij vendi.

Përgjegjësinë publike për këtë krizë, jo vetëm financiare, e ka marrë përsipër një person, zyrtari më i lartë i vendit në atë kohë, i cili dihet se kush është.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›