E Diel, 1 Nëntor 2026

-Miratohet dhe Plani i Veprimeve për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit • Këshilli i Ministrave sot, në mbledhjen e radhës, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, miratoi vend

-Miratohet dhe Plani i Veprimeve për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit

• Këshilli i Ministrave sot, në mbledhjen e radhës, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, miratoi vendimin për shtimin e një grupi medikamentesh në listën e barnave që rimbursohen nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe masën e mbulimit të çmimit të tyre.

Vendimi propozon listën e re të rimbursimit të barnave, që miratohet çdo vit nga Këshilli i Ministrave, ku në krahasim me vitin 2004, janë bërë këto ndryshime:

- Janë shtuar 72 barna të reja, duke e rritur numrin e barnave të
rimbursuara këtë vit në 402 medikamente.

- Masa e rimbursimit varion nga 50% deri në 100% të çmimit (si edhe vitin e kaluar).

- Procesi i hartimit të listës së propozuar është negociuar me biznesin Farmaceutik dhe ndërmarrjet prodhuese, duke siguruar transparencën e duhur.

• Po sot, Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij miratoi planin e veprimeve për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, për vitin 2005.

Duke iu përgjigjur stadit aktual të zhvillimeve në vend dhe angazhimeve dhe detyrimeve të qeverisë shqiptare, Plani i Veprimeve përfshin si prioritete për vitin 2005 masa specifike antikorrupsion në tre fusha: forcimin e ligjit, e parandalimit të rasteve të korrupsionit, edukimi dhe pjesëmarrja e publikut në këtë proces.

Për secilën nga fushat parashikohen, masa të detajuara, afatet e zbatimit dhe institucionet përgjegjëse. Ato lidhen me reformën në administratën publike, forcimin e shtetit të së drejtës, gjyqësorit dhe prokurorisë, në fuqizimin e kapaciteteve institucionale për të hetuar dhe ndëshkuar shfaqet e korrupsionit, në menaxhimin dhe kontrollin e financave dhe fondeve publike, për zvoglimin e hapësirave korruptive në shërbimin shëndetësor etj..

Gjithashtu, Plani i Veprimit vendos marrëdhënie me programet e institucioneve të tjera të pavaruara të shtetit si Prokuroria, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Avokati i Popullit, me shoqërinë civile dhe sipërmarrjen. Ai harmonizon angazhimet e këtyre institucioneve në arritjen e objektivave me qëllim që stabiliteti ekonomik dhe financiar të zhvillohet paralelisht me atë politik, reformën në sistemin gjyqsor dhe administratën publike dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Për monitorimin e zbatimit të veprimeve të Planit ngarkohet Grupi i monitorimit Antikorrupsion. Po ashtu një faktor i rëndësishëm në monitorimin e zbatimit të këtij Plani do të jetë edhe shoqëria civile, komuniteti i biznesit dhe institucionet ndërkombëtare të specializuara në luftën kundër korrupsionit.

• Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin "Për mbrojtjen e mjedisit nga ndikimet ndërkufitare".

Projektligji ka për qëllim të sigurojë parandalimin, zbutjen dhe monitorimin e ndikimeve negative ndërkufitare si rezultat i zhvillimit të veprimtarive ekonomike në shtetet fqinj.

Projektligji mbron së pari mjediset ndërkufitare, ku bëjnë pjesë ekosisteme unikale me vlera ndërkombëtare si liqenet e Prespës, të Ohrit e të Shkodrës, komplekse mjedisore me pejsazhe të spikatur e me biodiversitet aktiv, mbartës të llojeve endemike të faunës dhe florës si Alpet, Korabi e massive të tjera malore deri në jug të vendit, zona të mbrojtura ligatinore si të Butrintit, Nartës, Karavastasë e të Kune-Vainit.

• U miratua vendimi "Për disa shtesa dhhe ndryshime në vendimin nr 439, datë 4.8.2000 të Këshillit të Ministrave "për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.

Ndryshimet e propozuara konsistojnë në:
- Përmirësimin e procedurave që ndiqen në pikat e kalimit kufitar, sapo identifikohet prania e të huajit, i cili deklaron kërkimin e azilit.
- Bashkërendimin me Ministrinë e Shëndetësisië për të marrë masat e nevojshme për të evituar rrezikun potencial që mund të mbartin të huajt në përhapjen e epidemive.
- Kushtet dhe procedurën e pajisjes së azilkërkuesit me lejeqendrimi 3 mujor me të drejtë rinovimi
- Pajisjen me karta iidentiteti të azilkërkuesv në përputhje me ligjin "për azilin në Republikën e Shqipërisë".

• U miratua vendimi "Per dhenie fondi ndihme Partise Demokratike "Demokracia e re e djathte shqiptare"
Ne zbatim te nenit 18 te ligjit 8580 date 17.02.2000 " Per partite politike" shteti ne momentin e krijimit ju akordon partive politike te reja nje fond prej 100 mije leke secili.
Duke qene se Partia "Demokracia e Re e Djathte Shqiptare" e ploteson kete kerkese te Ligjit do t'i akordohet fondi prej 100 mije leke te reja si ndihme financiare ne momentin e krijimit.
• U miratua vendimi për disa ndryshime dhe shtesa në vendsimin nr 159, datë 13.3.2003 të këshillit të Ministrave "për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet, si dhe për procedurat e shitjes".

Me këtë projekt jepet përparësi në privatizimin enfiteozëmarrësit, në rastet kur janë kryer dhe vënë në funksionim objektet e marra me enfiteozë. Kjo sepse krijon mundësinë e arkëtimit të menjëhershëm nga buxheti i shhtetit të vlerës së objekteve shtetërore dhe e cliron shtetin nga detyrimi për të kthyer vlerat e investimeve në paamortizuara që janë bërë në ppronën shtetërore nga enfiteozëmarrësi.

Po ashtu, Këshilli i Ministrave mori vendimi per lirimin nga detyra të Zëvendësministrit të Ekonomisë, Ilir Ciko.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›