E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot, një grup i madh studentësh të Universitetit të Evropës Juglindore të Tetovës, ku studiojnë kryesisht sudentë të trevave shqiptare, të cilët kanë ardhur për një vizitë miqësore nÃ

Sot, një grup i madh studentësh të Universitetit të Evropës Juglindore të Tetovës, ku studiojnë kryesisht sudentë të trevave shqiptare, të cilët kanë ardhur për një vizitë miqësore në vendin tonë, kanë vizituar selinë e Këshillit të Ministrave ku janë njohur nga afër me mjediset dhe punën e adminstratës publike.

Ata janë pritur në një takim të veçantë edhe nga Zëvendëskryeministri Namik Dokle.

Në këtë takim miqësor, Zëvendëskryeministri Dokle, pasi u uroi studentëve mirëseardhjen në Shqipëri e vlerësoi këtë vizitë një ngjarje me rëndësi për jetën e tyre që do t'i shërbejë njohjes dhe thellimit të komunikimit të mëtejshëm në kushtet e demokratizimit të jetës në vendet tona, por edhe në rajon. E ardhmja, nënvizoi zoti Dokle, do të jetë më e mirë, pasi e ardhjma është te ju.

Zoti Dokle i njohu studentët e Universitetit të Evropës Juglindore të Tetovës me organizimin dhe funksionimin e shtetit demokratik shqiptar, si Republikë Parlamentare. Ai u ndal në funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë si organi më i lartë legjislativ dhe në funksionimin e Këshillit të Ministrave, si organi më i lartë ekzekutiv si dhe mënyrën e zgjedhjes së tyre.

Më pas Zoti Dokle shpjegoi marrëdhëniet e Kuvendit të Shqipërisë me Këshillin e Ministrave, marrëdhënie të cilat kanë në themel zbatimin e rregullave të demokracisë dhe janë shumë të rëndësishme për një shtet ligjor e demokratik. "Një shtet nuk mund të funksionojë mirë nëse nuk funksionojnë mirë marrëdhëniet Parlament- Qeveri. I gjithë korpusi ligjor që ka Republika e Shqipërisë është një korpus që ka kaluar përmes miratimit në Qeveri", tha zoti Dokle.

Zëvendëskryeministri Namik Dokle i njohu studentët nga Tetova me përpjekjet që bëhen në Shqipëri për forcimin e shtetit ligjor, për forcimin e këtyre marrëdhënieve, sidomos për kontrollin parlamentar ndaj Qeverisë si një praktikë e re dhe frytdhënëse.

Në emër të Unionit të Studentëve të Universitetit të Evropës Juglindore të Tetovës, studenti Ali Aliu, duke falenderuar Zëvendëskryeministrin Namik Dokle për takimin miqësor, për mundësinë që iu dha për të vizituar selinë e Këshillit të Ministrasve dhe u shpreh se kjo vizitë e studentëve nga trevat shqiptare të Maqedonisë përbën një rast shumë të mirë për të njohur nga afër progresin që ka bërë Shqipëria në hapat e saj drejt Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›