E Diel, 1 Nëntor 2026

Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u mblodh sot pasdite Komiteti Ndërministror i Politikave Ekonomike, ku u diskutua strategjia "Për zbatimin e një sistemi të integruar planifikimi në S

Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u mblodh sot pasdite Komiteti Ndërministror i Politikave Ekonomike, ku u diskutua strategjia "Për zbatimin e një sistemi të integruar planifikimi në Shqipëri", një moment dhe hap i rëndësishëm për modernizimin e qeverisjes, në funksion të parametrave të integrimit në Bashkimin Europian. Ky projekt është hartuar nga një grup pune, me specialistë dhe ekspertë të strukturave qeverisëse, i ngritur me urdhër të Kryeministrit, si dhe në konsultim me donatorë dhe ekspertë të huaj.

Përfaqësuesit në këtë takim vlerësuan se kjo Strategji do te koordinoje dhe forcoje bashkërendimin e të gjitha sistemeve aktuale, strategjive dhe nismave të planifikimit financiar dhe të politikave të zhvillimit në Shqipëri. Në takim u vlerësua se zbatimi i Strategjisë do të nxisë më tej reformat ambicioze në Shqipëri dhe do të forcojë programet për ngritjen e kapaciteteve qeverisëse dhe menaxheriale në cdo institucion të vendit.

Gjithashtu, në takim u vlerësua se ky moment ka lidhje të drejtëpërdrejtë me progresin e dukshëm që ka bërë Shqipëri vitet e fundit në performancën ekonomike, si dhe një rritje ekonomike të qëndrueshme të vlerësuar edhe nga faktori ndërkombëtar. Në këtë funksion, u vlerësua se Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet e duhura për zbatimin e kësaj Strategjie.

Kjo strategji harmonizon nismat e marra në drejtime të tilla si; vendimarrja në qeveri, planifikimet strategjike, planifikimet buxhetore, menaxhimi i investimeve publike, i asistencës së huaj, planifikimi i integrimit euroatlantik, planifikimi legjislativ, strategjitë sektoriale dhe ndërsektoriale, organizimi dhe roli i departamenteve që përfshihen në këtë sistem në institucikonet qendrore dhe ministritë e linjës, etj.

Pjesëmarrësit në takim shprehën vullnetin për bashkëpunim mes të gjitha strukturave, për zbatimin e plotë dhe efektiv të Strategjisë, si dhe ranë dakort për hartimin e shpejtë të një axhende pune, në këtë funksion.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›