E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot në mbrëmje në orën 20.00, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, është mbledhur Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile për hartimin e menjëhershëm të një plani masash për pÃ

Sot në mbrëmje në orën 20.00, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, është mbledhur Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile për hartimin e menjëhershëm të një plani masash për përballimin e kësaj gjendjeje.
Ne vazhdim keni te plote planin e masave te miratuar nga ky Komitet.

PLAN MASASH PER KOMITETIN NDERMINISTROR TE EMERGJENCAVE CIVILE PER PERBALLIMIN E SITUATES SE KRIJUAR NGA RRESHJET E FUNDIT

Per perballimin e situates se rende te krijuar si pasoje e rreshjeve ne kater qarqe te vendit, Keshilli i Ministrave krijoi Komitetin Nderministror per perballimin e situatave emergjente i cili do te bashkerendoje te gjitha veprimet dhe burimet materiale e financiare te nevojshme per te kapercyer kete situate.
Ky komitet do te kete detyrat e meposhtme te ndara sipas dikastereve si me poshte:

Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimin

- bashkerendimin e veprimeve qe do te kryhen per perballimin e situates ndermjet organeve te qeverisjes vendore dhe organeve te qeverisjes qendrore

- organizimin dhe bashkerendimin e shtabit te emergjences civile te ngritur prane prefektit te qarkut Lezhe

MINISTRIA E BUJQESISE

Masa emergjente

- riparimi i kanalit te ujrave te larta Zadrime, i cili ka carje te argjinatures ne Fishte dhe ne zonen e ish fabrikes ushqimore
- riparimi i kolektorit shkarkues te hidrovorit te Balldrenit, i cili ka carje te argjinatures
- rehabilitimi i argjinaturave mbrojtese te lumit Drin, ne zonen e ishull Shengjinit
- riparimi i tre panele terthore ne lumin Mat, ne zonen e bregut te Males, te cilat mbrojne argjinaturen e ketij lumi
- te sigurohet gatishmeri e plote e mjetevbe te drejtorise rajonale te ujrave Lezhe dhe te nderhyhet menjehere prane nenstacionit elektrik te lezhes per largimin e ujrave

Masa te tjera

- te merren masa per largimin e ujrave ne vazhdimesi dhe te evidentohen me saktesi te gjitha demtimet ne sistemin kullues per te planizuar nje nderhyrje te plote per rivendosjen e situates
-
MINISTRIA E RENDIT PUBLIK

Masa emergjente

- te vihen ne dispozicion dhe te jene ne gatishmeri te plote helikopteret dhe skuadrat e trupave speciale per evakuimin e mundshem qe rrezikohet nga permbytja

MINISTRIA E TRANSPORTIT DHE TELEKOMUNIKACI.

Masa emergjente

- transporti i qytetareve nga stacioni i trenit Milot per ne drejtim te Tiranes brenda dates 22.09.2002
- kontrolli i linjes hekurudhore Lezhe-Lac dhe identifikimi i segmenteve te demtuara nga rreshjet brenda dates 22.09.2002

- pastrimi dhe zhbllokimi i rruges kombetare nga prurjet inerte qe jane grumbulluar si pasoje e rreshjeve

Masa te tjera

- Reabilitimi dhe venia ne funksionim te plote te segmenteve rrugore kombetare dhe atyre hekurodhore qe mund te jene demtuar gjate rreshjeve te fundit

MINISTRIA E ENERGJITIKES DHE INDUSTRISE

Masa emergjente

- brenda ores 20.00 te dates 22.09.2002 venia ne
funksionim te plote te linjes 110 KË Lac-Lezhe

- te sigurohet gatishmeri e plote e punonjesve te nenstacionit te permbytur te Lezhes per nje nderhyrje te menjehershme pas heqjes se ujrave nga ky stacion

Masa te tjera

- te mbahet gatishmeria e linjave elektrike ne te gjithe Qarkun e Lezhes
- te sigurohet furnizimi me energji te panderprere per hidrovore

MINISTRIA E MBROJTJES

Masa emergjente

- te vihen ne dispozicion dhe te dergohen ne Qarkun e Lezhes te gjitha mjetet dhe trupat e bazes se mbrojtjes civile sipas nje vleresimi te perafert te rrezikut ne terren
- te dergohen ne zonat e banuara qe jane permbytur ose jane te rrezikuara per t'u permbytur, trupat komando dhe ato te kerkim-shpetimit

MINISTRIA E RREGULLIMIT TE TERRITORIT

Masa emergjente

- te vihet ne pune stacioni i pompimit te ujit te pijshem te Fushe Kuqe, brenda 24 oreve te ardhshme
- rivendosjen e furnizimit me uje te Qarkut Lezhe

Masa te tjera

- te monitorohet situata e stacioneve te ujesjellesve ne pergjithesi dhe te mbrohen pompat nga demtimet

MINISTRIA E SHENDETESISE

Masa emergjente

- te siguroje gatishmerine e ekipeve te specialisteve per dhenien e ndihmes mjekesore
- e veje ne gatishmeri te plote spitalet prane zones se permbytur
- te siguroje gatishmerine e plote te helikoptereve

MINISTRIA E KULTURES, RINISE DHE SPORTEVE

Masa emergjente

-te veje ne gatishmeri te plote objektet sportive dhe social kulturore qe ka ne administrim per perdorim te mundshem nga ana e qeverisjes vendore per strehimin e popullates se permbytur

PREFEKTI I QARKUT LEZHE

- te ngreje komisionin e planifikimit dhe perballimit te emergjencave civile ne qark si dhe te koordinoje ngritjen e ketyre komisioneve ne bashkite dhe komunat e prekuara nga permbytjet
- te informoje ne menyre periodike Keshillin e Ministrave dhe Komitetin Nderministror te Emergjencave Civile per situaten ne terren dhe realizimin e masave.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›