E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot mbasdite Kryeministri Fatos Nano i shoqëruar nga Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ben Blushi ka mberritur ne qytetin verior te Shkodres. Kryeministri, i shoqeruar nga drejtue

Sot mbasdite Kryeministri Fatos Nano i shoqëruar nga Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ben Blushi ka mberritur ne qytetin verior te Shkodres.

Kryeministri, i shoqeruar nga drejtues te pushtetit vendor të qyteteve të Shkodrës e të Durrësit, si dhe nga autoritete te Federates Shqiptare të Futbollit morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit te ambjenteve te reja të Stadiumit "Loro Boriçi, ku Kryeministri preu shiritin e përurimit. Për herë të të parë ky stadium u ndriçua plotësisht sipas standarteve ndërkombëtare. Eshte ky një investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, i Federatës Kombëtare të Futbollit dhe Sportklub "Vllaznia".

Më pas, Kryeministri Fatos Nano, ka ndjekur ndeshjen e futbollit ndërmjet ekipit vendas "Vllaznia" dhe atij durrsak, "Teuta", ndeshje e cila hapi, ne këtë stadium, siparin e Kampionatit Kombëtar të sezonit te ri futbollistik.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›