E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbledhje e Jashtezakoneshme e Këshillit të Ministrave: Shpallet gjendje e Fatkeqësisë Natyrore në qarqet Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Kukës ngrihet Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile

Mbledhje e Jashtezakoneshme e Këshillit të Ministrave: Shpallet gjendje e Fatkeqësisë Natyrore në qarqet Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Kukës ngrihet Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile i drejtuar nga Kryeministri Fatos Nano

Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, sot në oren 19.00. u zhvillua mbledhja e Jashtëzakonëshme e Këshillit të Ministrave i cili me propozim te Kryeministrit miratoi:

1. Shpalljen, për një periudhë 15-ditore, të gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet e Shkodrës, Lezhës, Dibrës dhe Kukësit, si pasojë e rreshjeve të shumta dhe të vazhdueshme të shiut, të datave 21-22. 9. 2002.

Ky vendim u miratua nisur nga situata e krijuar per shkak të rreshjeve të shumta si pasojë e të cilave janë përmbytur qendra të banuara, infrastruktura urbane, toka bujqesore etj.
Shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga Këshilli i Ministrave bëhet duke u mbështetur në nenet 100 dhe 170 të Kushtetutës.

2. Ngritjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencës Civile për parashikimin, përballimin dhe operacionet e ndërhyrjes për shmangien e pasojave deri në kapërcimin e kësaj gjendjeje.

Komiteti Ndërministror kryesohet nga Kryeministri Fatos Nano dhe në përbërje të tij do të ketë :

• ministrin e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit;
• ministrin e Rendit Publik;
• ministrin e Mbrojtjes;
• ministrin e Financave;
• ministrin e Ekonomisë;
• ministrin e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit;
• ministrin e Transportit dhe Telekomunikacionit;
• ministrin e Shëndetësisë;
• ministrin e Bujqësisë dhe Ushqimit;
• ministrin e Industrisë dhe Energjetikës;
• ministrin e Shtetit pranë Kryeministrit.

Ky Komitet do të realizojë, hartimin e menjëhershëm të një plani masash për përballimin e kësaj gjendjeje për bashkërendimin e veprimeve të forcave të shërbimit të emergjencave civile, menaxhimin e rezervave shtetërore, mënyrën e përdorimit të tyre, mënyrat dhe procedurat për përdorimin e burimeve materiale dhe financiare, diskutimin dhe vendosjen praprake te vleresimit të dëmeve materiale të shkaktuara si dhe rindërtimin dhe riaftësimin nga fatkeqësia natyrore, për sigurimin e kushteve bazë të jetesës dhe për të parandaluar dëmet e mundëshme në të ardhmen.
Pas mbledhjes se Keshillit te Ministrave eshte mbledhur menjehere Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›