Menjeherë pas shpalljes nga ana e Qeverisë së Shqipërisë të Gjendjes së Emergjencës në prefekturat e Lezhës, Shkodrës, Kukësit, Dibrës, ju njoftojmë se në Lezhë kanë mbërritur
Menjeherë pas shpalljes nga ana e Qeverisë së Shqipërisë të Gjendjes së Emergjencës në prefekturat e Lezhës, Shkodrës, Kukësit, Dibrës, ju njoftojmë se në Lezhë kanë mbërritur dhe po qëndrojnë atje, duke e ndjekur nga afër situatën e rëndë të shkatuar nga reshjet e shumta të shiut, ministrat e kabinetit qeveritar Pandeli Majko dhe Viktor Doda. Situata në këto rrethe mbetet e rëndë dhe reshjet e shiut që po vazhdojnë të bien e bëjnë edhe më të komplikuar gjendjen e popullsisë, sidomos në Lezhë.
Deri në orën 02.00 të datës 23 shtator 2002 gjendja paraqitet si më poshtë:
Nga njoftimet e ardhura prej drejtuesve të pushtetit vendor të zonës Veriperendimore të vendit ku reshjet e shumta të shiut dhe prurjet e përrenjeve rezulton se ka permbytje të siperfaqeve të mëdha në zonën e qarkut të Lezhës. Në Lezhë siperfaqja e përmbytur është 15 mijë ha dhe po vazhdon të rritet vazhdimisht në drejtim të zonës së Zadrimës dhe Bushatit, si pasojë e fryrjes së lumit Gjadër. Eshtë përmbytur Komuna e Hajmelit, nga ku janë evakuar disa familje, si dhe janë nënë ujë sipërfaqe të konsiderueshme nga Bashkia e Vau Dejës, Komuna Velipojë dhe pjesë nga aksi rrugor Lezhë-Shkodër, si dhe një lagje në Barbullush.
Dëmet e shkaktuara konsistojnë në kulturat bujqësore dhe shtëpi banimi. Parashikohet shtimi i rreshjeve të shiut dhe si rezultat i kësaj gjendje niveli ujit në Vaun e Dejës mund të rritet më tepër se sa kapaciteti mbajtës.
Në të gjithe zonën e Lezhës vazhdon të mungojë energjia elektrike, si pasojë e qëndrimit ende nën ujë të nënstacionit elektrik të Lezhës. Në argjinaturën e lumit të Matit ka rrezikshmëri shpërthimi, si pasojë e rreshjeve të vazhdueshme që ende vazhdojnë të bien. Aksi rrugor Lezhë–Milot është zhbllokuar që nga ora 20 e dates 22/09/02.
Situata ka krijuar nevojën për furnizimin e banorëve të përmbytur me bukë. Parashikohet që numri i banorëve të përmbytur të jetë 50 mijë. Për datën 23 shtator në Lezhë nevoiten 25 mijë bulë për furnizimin e popullatës dhe prodhimin do ta bejë Sh.A Buka në Tiranë, kurse transporti do të kryhet me mjetet e rezervave të shtetit dhe ushtrisë. E gjithë shpërndarja do të bëhet nën administrimin e pushtetit vendor nën administrimin e prefektures së Lezhës.
Në orën 01.00 situata në Shkodër po përmiresohet dhe niveli i reshjeve ka filluar të ulet, portat e hidrocentralit të Vau Dejës nuk do të hapen.
Gjithashtu në orën 02 .00 të mëngjesit të sotëm situata e shirave po përmirësohet në Lezhë.
Në Rreshen ka ngritje te nivelit dhe dalje nga shtrati të lumit Zvefte, duke rrezikuar një lagje në Rreshen dhe lumi i Fanit po përmbyt disa familje në Rubik.
Në Diber reshjet vazhdojne të bien dhe nuk ka ndojnjë situatë alarmante, përvec shkarjes së rrugës që lidh Kalanë e Dodës me Peshkopinë, e cila u riparua brenda ditës.
Në orën 02.00 te datës 23.09.2002 po punohet nga KESH dhe Ministria e Industrisë dhe Energjetikës për vënien në punë të nënstacionit elektrik te Lezhës, të hidrovorit të Tales dhe në përforcimin e argjinatures së lumit Mat.
Ministria e Bujqësisë ka dërguar sot në mbrëmje në Lezhë dy eskavatore dhe një fadromë për të ndihmuar në vënijen në punë të nënstacionit elektrik të Lezhës dhe në ndihmë të përforcimi të argjinaturës së lumit Mat.
Ministria e Mbrojtje ka dërguar në Lezhë kamionë dhe trupa ushtarake për tù ardhur në ndihme banorëve të Lezhës dhe zonave perreth, si dhe ato do të ndihmojnë në shpërndarjen e bukës së ardhur nga Tirana sot për këto zona.
Ministria e Energjitikës po punon me të gjitha mjetet dhe forcat për të rivënë në punë nënstacionin elektrik të Lezhës.