Z.Pol Holmes Ekspert Nderkombetar per Zbatimin e Ligjit. Britani e Madhe Cfare mendoni per situaten e trafikut ne Ballkan dhe ne menyre te vecante ne Shqiperi? Ballkani dhe Shqiperi kane qene ne t
Z.Pol Holmes Ekspert Nderkombetar per Zbatimin e Ligjit. Britani e Madhe
Cfare mendoni per situaten e trafikut ne Ballkan dhe ne menyre te vecante ne Shqiperi?
Ballkani dhe Shqiperi kane qene ne tension nga impakti i trafikut te qenieve njerezore, te femrave dhe nenave te reja gjithashtu. Transportimi i tyre drejt vendeve evropiane ka qene i larte dhe shume trafikante shqiptare jane perfshire ne te.
Parandalimi i krimit te organizuar po vihet gjithmone e me shume ne kontrolle dhe duke folur per vendin tuaj, te cilin e kam vizituar, mendoj se qeveria juaj po e trajton kete problem ne menyre realiste. Ju keni nje plan kombetar, pergjigje te specializuara persa i perket ceshtjes se zbatimit te ligjit, gjyqesorit. Ju keni nje prezence te larte te NGO dhe IGO ne Tirane dhe ne qytete te tjera. Ju keni njerez te mrekullueshem, qytetare qe po punojne per problemin e viktimave. Keshtu qe mendoj se po vihet re zhvillim ne Ballkan, perfshi dhe vendin tuaj, ---ne Ballkan ju jeni goditur shume nga ky fenomen. Ju po zhvilloni pergjegjesite e duhura. Prandaj dhe mendoj qe mund te mesojme nga njeri tjetri.
A mendoni se Shqiperia ka shance te mira per te transformuar trajtimin politik te kesaj ceshtjeje?
Mendoj se keni te gjitha gjerat e duhura ne vend. Mendoj se keni krijuar nje platforme te legjislacionit, nje plan kombetar dhe nje plan nderministror shume-disiplinor, i cili eshte themelor. Keni gjithashtu dhe nje strukture shume te mire per mbeshtetjen e viktimave, dhe nuk mund te kesh gjithmone gjithcka. Por ceshtja eshte te ecim perpara dhe te zhvillojme keto eksperienca. Dhe eshte pikerisht koha per zbatimin e ligjit, vendi juaj ka rezultate, vendi juaj kerkon rezultate.
Mendoj se cdo gje eshte ne vend.