E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjatë qëndrimit në Edinburg, Kryeministri Berisha u prit dje në mbrëmje, në rezidencën e tij, nga drejtuesi i qeverisë skoceze, Ministri i Parë Jack McConnell. Kryeministri Berisha

Gjatë qëndrimit në Edinburg, Kryeministri Berisha u prit dje në mbrëmje, në rezidencën e tij, nga drejtuesi i qeverisë skoceze, Ministri i Parë Jack McConnell.

Kryeministri Berisha bëri një prezantim të reformave të ndërmarra nga qeveria në fushën e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për zhvillimin ekonomik dhe reformat e ndërmarra në këtë drejtim, kryesisht në fushën fiskale dhe ato për përmirësimin e klimës së biznesit.

Nga ana e tij, Zoti McConnell ndau me Kryeministrin Berisha eksperiencën e Skocisë në zhvillimin e ekonomisë dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Biseda mes Kryeministrit Berisha dhe Ministrit të Parë të Skocisë u përqendrua në gjetjen e mundësive për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, si dhe tërheqjen e investitorëve skocezë në Shqipëri, veçanërisht në fushën e turizmit, të energjisë, infrastrukturës dhe agrobiznesit. Në këtë drejtim, bashkëbiseduesit ranë dakord për të gjetur dhe ndërmarrë hapa konkretë për të mundësuar investimet skoceze në Shqipëri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›