Të mërkurën pasdite, Këshilli i Ministrave zhvilloi mbledhjen e tij të rradhës, në të cilën Kryeministri Berisha komentoi vendimin që ka të bëjë me zgjerimin e spektrit të pensionistëv
Të mërkurën pasdite, Këshilli i Ministrave zhvilloi mbledhjen e tij të rradhës, në të cilën Kryeministri Berisha komentoi vendimin që ka të bëjë me zgjerimin e spektrit të pensionistëve, të cilët do të përfitojnë kompensimin për energjinë elektrike.
Kryeministri qartësoi se këtë kompensim do ta përfitojnë të gjithë ata pensionistë, të cilët janë kryefamiljarë dhe nuk kanë pjesëtarë të tjerë të familjes të punësuar, si dhe të gjitha ata pensionistë kryefamiljarë, fëmijët e të cilëve janë në emigracion.
Më tej, kryeministri bëri këtë koment:
"Në mbledhjen e sotme do të trajtojmë një sërë vendimesh, njëri prej të cilëve ka të bëjë me zgjerimin e spektrit të pensionistëve, të cilët do të përfitojnë kompensimin për energjinë elektrike, këtu do të shtohen pensionistët që kanë fëmijët në emigracion, sepse nuk është normale që çmimi i energjisë të llogaritet në punën dhe fitimet e fëmijëve të tyre në emigracion. Duhet që ne ti ndihmojmë ata, sikundër qartësohet klauzola që ka krijuar konfuzion dhe një numër pensionistësh janë drejtuar me letra dhe me mesazhe.
Në vendim përcaktohet se do të marrin shtesë kompensim për rritjen e çmimit të energjisë, të gjithë ata që janë kryefamiljarë.Çdo pensionist i regjistruar kryefamiljar, do të përfitojë, natyrisht kur nuk ka pjesëtarë të tjerë të familjes në punë. Kështu psh pensionistët, të cilët janë burrë e grua, kryefamiljari ose kryefamiljarja, kur është vetëm, përfiton automatikisht.
Me këtë vendim rritet në mënyrë të ndjeshme numri i pensionistëve që përfitojnë kompensimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Gjithashtu, Kryeministri informoi se nuk do të ketë asnjë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Përsa i përket diferencimit të çmimit të energjisë elektrike, Kryeministri u shpreh se është një ide shumë e mirë, por praktikisht e pamundur për tu realizuar teknikisht.
"Më duhet të informoj se nuk mund të ketë asnjë rritje çmimi energji elektrike dhe se nuk ka asnjë lloj konsiderate për rritje çmimi energjie elektrike.
Ideja për ta diferencuar çmimin e ditës me çmimin e natës, është një ide e shkëlqyer, por teknikisht është një ide shumë e vështirë për tu realizuar, për shkak se kërkon adaptimin e një sistemi modern matës dhe në rast se ky sistem modern matës do të realizohej, në fakt kjo do të përbënte një zhvillim thellësisht të favorshëm për qytetarët, sepse kudo në botë, çmimet e ditës me çmimet e natës ndryshojnë si nata me ditën, por kjo për fat nuk është një gjë që realizohet kaq shpejt.
Kjo mund të realizohet me studim pilot dhe mund të bëhet e mundur, kur korporata të jetë e pajisur me matësa që kanë fuqi matëse të diferencuar, 24 orëshe.
Pra rritje çmimi nuk do të ketë. Ajo çfarë kanë shumë nevojë qytetarët, është transparenca e plotë në vlerësimin e konsumit të energjisë." përfundoi Kryeministri