Sot pasdite, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, u morën në shqyrtim dhe u miratuan këto projektligje dhe vendime: V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT « PËR RATIFIKIMIN E
Sot pasdite, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, u morën në shqyrtim dhe u miratuan këto projektligje dhe vendime:
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT « PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË, PËR REALIZIMIN E NJË QENDRE SHËRBIMESH DHE TË NJË RRJETI TELEMATIK PËR UNIVERSITETET »
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për realizimin e një qendre shërbimesh dhe të një rrjeti telematik për universitetet », për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË, PËR REALIZIMIN E NJË QENDRE SHËRBIMESH DHE TË NJË RRJETI TELEMATIK PËR UNIVERSITETET
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për realizimin e një qendre shërbimesh dhe të një rrjeti telematik për universitetet.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
* * *
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8678, DATË 14.5.2001, "PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E MINISTRISË SË DREJTËSISË", TË NDRYSHUAR"
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit "Për disa ndryshime në ligjin nr.8678, datë 14.5.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë", të ndryshuar", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8678, DATË 14.5.2001, "PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E MINISTRISË SË DREJTËSISË", TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Në ligjin nr.8678, datë 14.5.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë", të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Neni 10 ndryshohet, si më poshtë vijon:
"Neni 10
Struktura dhe organika e Ministrisë së Drejtësisë përcaktohen sipas nenit 7, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave".".
Neni 2
Nenet 11, 12, 13, 14 e 15 shfuqizohen.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
* * *
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.119, DATË 18.3.2000, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR PROCEDURAT E PRIVATIZIMIT ME ANKAND TË PAKETAVE SHTETËRORE TË AKSIONEVE TË SHOQËRIVE TREGTARE, QË VEPROJNË NË SEKTORËT JOSTRATEGJIKË", TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7, të ligjit nr.8334, datë 23.4.1998, "Për privatizimin e shoqёrive tregtare, qё veprojnё nё sektorёt jostrategjikё", tё ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.119, datë 18.3.2000, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Nё shkronjёn "A", tё kapitullit I, tё bёhen shtesat dhe ndryshimet e mёposhtme:
a) Pika 1 ndryshohet, si mё poshtё vijon:
"1. Pas shqyrtimit tё dokumentacionit, Ministria e Financave (Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes sё Pronave Publike) fillon menjёherё publikimin. Periudha e publikimit zgjat 30 ditё nga data e publikimit tё parё dhe bёhet nё çdo botim tё Buletinit tё Njoftimeve Publike, brenda kёtij afati. Data e parё e publikimit tё jetё data e pёrcaktuar nё njoftimin, qё Ministria e Financave (Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes sё Pronave Publike), dёrgon pёr publikim. Krahas kёtij publikimi bёhen njoftime nё televizion, nё radio, si dhe nё internet. Nё internet (faqja e Ministrisё sё Financave) njoftohen edhe treguesit ekonomikё e teknikё tё shoqёrisё (llogaritё vjetore).
Kjo procedurё zbatohet nё tё gjitha rastet e publikimit pёr shitje tё paketave tё aksioneve shtetёrore.".
b) Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
"3. Brenda periudhёs sё publikimit nё Buletinin e Njoftimeve Publike, Ministria e Financave (Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes sё Pronave Publike) vendos pranё shoqёrive, qё privatizohen dhe nё mjediset publike tё vendndodhjes sё subjektit, afishe me tё dhёnat e publikuara pёr kёto shoqёri.".
2. Nё pikёn 1, tё shkronjёs "C", tё kapitullit I, fjalёt "...nё mbёshtetje tё ligjit nr.7698, datё 15.4.1993, "Pёr kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarёve", tё ndryshuar me akte tё tjera nёnligjore..." zёvendёsohen me "...nё mbёshtetje tё ligjit nr.9235, datё 29.7.2004, "Pёr kthimin dhe kompensimin e pronave", tё ndryshuar, si dhe tё ligjit nr.7698, datё 15.4.1993, "Pёr kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarёve", tё ndryshuar , pёr procedurat para hyrjes nё fuqi tё ligjit nr.9235, datё 29.7.2004...".
3. Nё kapitullin II bёhen kёto shtesa dhe ndryshime:
a) Paragrafi i parё, i pikёs 1, ndryshohet, si mё poshtё vijon:
"Brenda 10 ditёve nga marrja e urdhrit tё ministrit tё Ekonomisё, Tregtisё dhe Energjetikёs (pika 3, e shkronjёs "D", kapitulli I), Ministria e Financave (Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes sё Pronave Publike) fillon procedurёn e publikimit pёr shitjen e paketёs sё aksioneve. Afati i publikimit ёshtё 30 ditё nga publikimi i parё nё Buletinin e Njoftimeve Publike dhe bёhet nё çdo botim tё tij, brenda kёtij afati. Data e parё e publikimit do tё jetё data e pёrcaktuar nё njoftimin, qё Ministria e Financave (Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes sё Pronave Publike) dёrgon pёr publikim. Brenda periudhёs sё publikimit nё Buletinin e Njoftimeve Publike, Ministria e Financave (Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes sё Pronave Publike) vendos afishe me tё dhёnat e botuara pёr shoqёritё, qё privatizohen.".
b) Pas paragrafit tё parё, tё pikёs 8, tё shkronjёs "A", shtohet njё paragraf, me kёtё pёrmbajtje:
"Pjesёmarrёsve tё tjerё nё ankand u kthehet vlera fillestare, prej 30 pёrqindёsh, vlerё kjo e parapaguar pёr pjesёmarrje nё ankand.".
c) Pika 9 shfuqizohet.
ç) Pika 2, e shkronjёs "B", ndryshohet, si mё poshtё vijon:
"2. Procedurat e shitjes sё paketёs sё aksioneve pёr publikun fillojnё me publikimin nё Buletinin e Njoftimeve Publike. Afati i publikimit ёshtё 30 ditё nga publikimi i parё dhe bёhet nё çdo botim tё Buletinit tё Njoftimeve Publike, brenda kёtij afati. Data e parё e publikimit ёshtё data e pёrcaktuar nё njoftimin, qё Ministria e Financave (Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes sё Pronave Publike) dёrgon pёr publikim. Brenda periudhёs sё publikimit nё Buletinin e Njoftimeve Publike, Ministria e Financave (Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes sё Pronave Publike) vendos afishe me tё dhёnat e botuara pёr shoqёritё, qё privatizohen.".
d) Pas pikёs 9, tё shkronjёs "C", shtohet pika 10, me kёtё pёrmbajtje:
"10. Nё rastin kur kapitali themeltar i shoqёrisё aksionere nuk ka ndryshim nga publikimi pёr privatizimin e shoqёrisё, Ministria e Ekonomisё, Tregtisё dhe Energjetikёs urdhёron transferimin e paketёs sё aksioneve nё favor tё ish-pronarёve tё truallit (kur kjo procedurё nuk ёshtё realizuar), pa e shoqёruar me dokumentacion, sipas pikёs 2, tё kёtij vendimi.".
4. Kudo nё vendim, pёr aq sa nuk ёshtё prekur nga ky ndryshim, emёrtimet "Ministria e Ekonomisё, Publike dhe Privatizimit", "Ministria e Ekonomisё" dhe "Agjencia Kombёtare e Privatizimit e degёt e saj nё rrethe" zёvendёsohen, pёrkatёsisht, me "Ministria e Ekonomisё, Tregtisё dhe Energjetikёs" dhe "Ministria e Financave (Drejtoria e Administrimit dhe shitjes sё Pronёs Publike)".
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË KOMUNËN ZERQAN, TË QARKUT TË DIBRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, "Për pronat e paluajtshme të shtetit", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Zerqan, të qarkut të Dibrёs, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.
Lista me 93 (nёntёdhjetё e tre) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 692 (gjashtёqind e nёntёdhjetё e dy).
2. Ndryshimet, që mund t'i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim hyn në fuqi menjёherё.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË KOMUNËN KUTALLI, TË QARKUT TË BERATIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, "Për pronat e paluajtshme të shtetit", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
3. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Kutalli, të qarkut të Beratit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.
Lista me 192 (njëqind e nёntёdhjetё e dy) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 1365 (njё mijё e treqind e gjashtёdhjetё e pesё).
4. Ndryshimet, që mund t'i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim hyn në fuqi menjёherё.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË KOMUNËN ZALL-REÇ, TË QARKUT TË DIBRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, "Për pronat e paluajtshme të shtetit", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
5. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Zall-Reç, të qarkut të Dibrёs, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.
Lista me 33 (tridhjetё e tre) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 200 (dyqind).
6. Ndryshimet, që mund t'i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim hyn në fuqi menjёherё.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E PAGËS MINIMALE MUJORE PËR EFEKT TË LLOGARITJES SË KONTRIBUTEVE TË SIGURIMEVE, SHOQËRORE DHE SHËNDETËSORE, SIPAS NOMENKLATURËS SË VEPRIMTARISË EKONOMIKE, PËR PUNËMARRËSIT E SEKTORIT PRIVAT, QË PUNOJNË NË PUNË TË KUALIFIKUARA, SI DHE PËR PERSONELIN DREJTUES TEKNIKO-EKONOMIK TË TYRE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 3, të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, "Për buxhetin e shtetit, tё vitit 2007", me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Si bazё pёr pёrcaktimin e pagёs minimale mujore, pёr efekt tё llogaritjes sё kontributeve tё sigurimeve, shoqёrore dhe shёndetёsore, sipas sektorёve tё ekonomisё, tё shёrbejё nomenklatura e veprimtarisё ekonomike, e pёrcaktuar nё tabelёn nr.1, qё i bashkёlidhet kёtij vendimi.
2. Paga minimale mujore, pёr efekt tё llogaritjes sё kontributeve tё sigurimeve, shoqёrore dhe shёndetёsore, pёr punёmarrёsit e sektorit privat, sipas nomenklaturёs sё veprimtarive ekonomike dhe tё kёrkesave tё vendit tё punёs pёr kualifikim pёrcaktohet sipas tabelёs nr.1, qё i bashkёlidhet kёtij vendimi.
3. Ngarkohet Ministria e Financave pёr zbatimin e kёtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.565, DATË 9.8.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR MBROJTJEN E SHTRESAVE NË NEVOJË, NGA RRITJA EÇMIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE"
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 1, të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, "Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore", dhe të ligjit nr.9465, datë 27.11.2006, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007", me propozimin e ministrit të Punës,Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, ministrit të Brendshëm, ministrit të Financave dhe ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Shkronja "c", e pikës 1, e vendimit nr.565, datë 9.8.2006, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:
" c) kryefamiljarët, që përfitojnë pension pleqërie, shtetëror, dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar në sektorin publik ose të punësuar a të vetëpunësuar në sektorin privat;"
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.1.2007.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.230, DATË 4.4.1998, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR PRIVATIZIMIN E PJESËVE TË KAPITALIT TË ZOTËRUAR NGA SHTETI NË SHOQËRITË ME KAPITAL TË PËRBASHKËT", TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 23, të ligjit nr.7512, datë 10.8.1991, "Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Paragrafi i dytë, i pikës 8, të vendimit nr.230, datë 4.4.1998, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
"Periudha e publikimit zgjat 21 ditë nga data e publikimit të parë dhe bëhet në çdo botim të Buletinit të Njoftimeve Publike, brenda këtij afati. Data e parë e publikimit është data e përcaktuar në njoftimin që Ministria e Financave (Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike), dërgon për publikim. Krahas këtij, publikimi bëhet edhe nëpërmjet internetit (faqja e Ministrisë së Financave).".
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE PËR MBAJTJEN, PËRBËRJEN, AFATET E PËRDORIMIT E TË ZËVENDËSIMIT TË UNIFORMËS DHE TË PAJISJEVE E TË MJETEVE TË TJERA, NË PËRDORIM TË PUNONJËSVE TË SHËRBIMIT PYJOR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, "Për pyjet dhe shërbimin pyjor", me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Punonjësit e Shërbimit Pyjor të Republikës së Shqipërisë pajisen me uniformë dhe me mjete të tjera si: armatim, tabela e shenja të nevojshme, për të kryer detyrat.
2. Uniformat e punonjësve të policisë pyjore dhe menaxhimit të shërbimit pyjor kanë shenja dalluese nga njëra-tjetra. Uniformat, elementet përbërëse, simbolet, ngjyra, afatet e përdorimit dhe paraqitja grafike e tyre përcaktohen në shtojcat 1, 2 e 3, të lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Uniforma u jepet punonjësve pa pagesë.
4. Mbajtja e uniformës është e detyrueshme për kohën e punës së programuar për të gjithë punonjësit e shërbimit pyjor.
5. Specifikimet teknike, që duhet të plotësojë lënda e parë, për prodhimin e çdo artikulli të veçantë të uniformave, si dhe rregullat e sjelljes me uniformën përcaktohen në rregulloren e miratuar nga ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.
6. Punonjësit e policisë pyjore pajisen me armë, sipas ligjit nr.7566, datë 25.5.1992, "Për armët". Tipi i armës dhe mjetet e tjera në përdorim përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe ministrit të Brendshëm.
7. Fondet për përgatitjen e uniformave të përballohen nga buxheti i vitit 2007, miratuar për Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.
8. Ngarkohet Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.704, DATË 11.10.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR KRITERET E VLERËSIMIT TË PRONËS SHTETËRORE, QË PRIVATIZOHET, SI DHE PËR PROCEDURËN E SHITJES"
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.7512, datë 10.8.1991, "Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në kapitullin III, të vendimit nr.704, datë 11.10.2006, të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto ndryshime:
1. Në shkronjën "b", të pikës 2, fjalët "… njoftim i dytë në dy gazeta me tirazh të lartë…", zëvendësohen me "… njoftim i dytë në dy buletine të njëpasnjëshme të njoftimeve publike, sipas datës së përcaktuar nga Ministria e Financave (Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike) në njoftimin për botim…".
2. Shkronja "a", e pikës 6, ndryshohet, si më poshtë vijon:
"a) Periudha e botimit zgjat 21 ditë nga data e botimit të parë dhe bëhet në çdo botim të Buletinit të Njoftimeve Publike, brenda këtij afati. Data e parë e botimit është data e përcaktuar në njoftimin që Ministria e Financave (Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike) dërgon për botim.".
3. Në paragrafin e dytë, të pikës 10, fjalët "… në një gazetë kombëtare…", zëvendësohen me "…në një botim të Buletinit të Njoftimeve Publike, sipas datës së përcaktuar nga Ministria e Financave (Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike) në njoftimin për botim…".
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
NGRITJEN DHE FUNKSIONIMIN E NJËSISË AD HOC, PËR SHQYRTIMIN E DOSJEVE TË PRAPAMBETURA TË KOMISIONIT QENDROR TË DËSHMORËVE TË ATDHEUT, SI DHE PËR NGARKIMIN E INSTITUTIT TË SIGURIMEVE SHOQËRORE, PËR NDJEKJEN DHE ZBATIMIN E PLOTËSIMIT TË KRITEREVE, PËR PËRFITIMIN E SHPËRBLIMIT NGA FAMILJARËT E DËSHMORËVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4 e 14, të ligjit nr.8607, datë 27.4.2000, "Për statusin e Dëshmorit të Atdheut", të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ngritjen dhe funksionimin e njësisë ad-hoc, si staf i përkohshëm teknik, për shqyrtimin e, gjithsej, 491 dosjeve, në pritje në Komisionin Qendror të Statusit të Dëshmorëve të Atdheut. Këto dosje duhet të jenë regjistruar deri më datë 31.12.2006.
2. Njësia ad-hoc përbëhet nga 5 anëtarë, me profesion juristë, si më poshtë vijon:
a) Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit të Brendshëm Administrativ
dhe Antikorrupsion, në Këshillin e Ministrave;
b) Këshilltari ligjor i zëvendëskryeministrit;
c) Një përfaqësues nga Kontrolli i Lartë i Shtetit;
ç) Një përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes,
me minimumi 5 vjet përvojë pune si jurist;
d) Një përfaqësues nga Ministria e Brendshme
me minimumi 5 vjet përvojë pune si jurist.
3. Ministri i Brendshëm dhe ministri i Mbrojtjes t'i caktojnë përfaqësuesit e tyre, nga persona, që ushtrojnë përgjegjësi të larta në ministritë respektive, si dhe që kanë akses në Policinë e Shtetit, Forcat e Armatosura, arkivat e këtyre ministrive, për verifikimin e informacioneve, të të dhënave zyrtare apo provave të paraqitura në dosje, sipas afateve të përcaktuara në mbledhjet e radhës së njësisë.
4. Njësia ad-hoc, pasi të ketë përfunduar shqyrtimin, duhet të përgatisë, për çdo dosje, një relacion ligjor, mbështetur vetëm në prova të plota, që provojnë ose rrëzojnë njërën nga ngjarjet e përcaktuara në nenin 2, shkronjat nga "a"-"f", të ligjit nr.8607, datë 27.4.2000, "Për statusin e Dëshmorit të Atdheut", të ndryshuar, dhe të drejta të tjera të ligjshme, të lidhura me to. Ky relacion duhet të përmbajë:
a) Kërkesën për shpalljen ose njohjen "Dëshmor i atdheut", apo të
drejta të tjera të ligjshme, të lidhura me to;
b) Mbështetjen në prova dhe në ligj;
c) Arsyetimin ligjor;
ç) Rekomandimin përfundimtar, për pranimin apo refuzimin e
kërkesës.
Çdo anëtar ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për përmbajtjen e këtij relacioni dhe e nënshkruan atë. Anëtari, që është kundër arsyetimit të shumicës, evidenton, me shkrim, qëndrimin, në mënyrë specifike dhe të argumentuar. Mendimi i pakicës është pjesë e relacionit, që i paraqitet komisionit.
Njësia ad-hoc, brenda 45 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, përfundon detyrën e caktuar.
Kryetari i Komisionit Qendror të Statusit të Dëshmorëve të Atdheut cakton njërin nga anëtarët për ndjekjen e procedurave, për përgatitjen rendit të ditës, shpërndarjen e tij dhe të materialeve anëtarëve, si dhe për ndjekjen e procesit të nënshkrimit të vendimeve.
Një kopje e vendimeve u dërgohet, sipas ligjit, të interesuarve dhe institucioneve përgjegjëse, për zbatimin e të drejtave civile, nëse ka.
5. Njësia ad-hoc e ushtron veprimtarinë në mjediset e Kryeministrisë, pa kufizim dite dhe orari zyrtar.
6. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes, që, brenda 3 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të dorëzojë, me procesverbal, në protokollin e Kryeministrisë 491 dosjet e regjistruara në Komisionin Qendror të Dëshmorëve të Atdheut para datës 31.12.2006.Çdo dosje duhet të shoqërohet me listën e dokumenteve përkatëse.
7. Ngarkohen përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe protokolli i Kryeministrisë, që, pas përfundimit të shqyrtimit nga Komisioni Qendror i Dëshmorëve të Atdheut të të gjitha dosjeve, të bëjnë dorëzimin, me procesverbal, në arkivin e Ministrisë së Mbrojtjes.
8. Veprimtaria e njësisë ad-hoc përfundon pas shqyrtimit të të gjitha dosjeve të prapambetuara në pritje në Komisionin Qendror të Statusit të Dëshmorëve të Atdheut.
9. Dispozitat për përgjegjësinë e stafit teknik, të përcaktuara në vendimin nr.151, datë 25.4.2002, të Këshillit të Ministrave, "Për statusin e Dëshmorit të Atdheut", zbatohen nga stafi i përkohshëm, për aq sa ato nuk bien në kundërshtim me këtë vendim.
10. Ngarkohet Instituti i Sigurimeve Shoqërore, që, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të kryejë verifikimin e dokumenteve të të gjitha dosjeve, që administron ky institut, për pagesën e familjarëve të Dëshmorëve të Atdheut dhe, në varësi të rezultatit, të kryejë vazhdimin apo ndërprerjen e menjëhershme të kësaj pagese, në përputhje me nenin 6, ligjit nr. 9650, datë 27.11. 2006.
11. Instituti i Sigurimeve Shoqërore, 45 ditë pas afatit të përcaktuar në pikën 10, të këtij vendimi, të vazhdojë, për të gjithë familjarët, të cilët, nga verifikimi i dokumentacionit në dosje, rezultojnë se përmbushin kriteret e nenit 14, të ligjit, pagesën dhe kërkon njoftim zyrtar nga zyra përgjegjëse e gjendjes civile e vendbanimit të familjarit, për përbërësit aktualë të gjendjes civile të familjarëve (ditën e mbërritjes së kërkesës) dhe, në varësi të dokumentacionit të lëshuar nga zyra e gjendjes civile, ky institut do të kryejë vazhdimin apo ndalimin e menjëhershëm të pagesës.
Kur zyra e gjendjes civile vëren, sipas regjistrit, se familjari ka transferuar regjistrin në territorin e një njësie tjetër vendore, ai transferon drejtpërdrejtë, kërkesën përkatëse në njësinë përgjegjëse, duke i përcjellë një kopje të njoftimit të transferimit, sipas regjistrit, edhe ISSH-së. Zyrat e gjendjes civile duhet t'i dërgojnë dokumentet brenda 15 ditëve nga data e mbërritjes së kërkesës.
12. Ngarkohen zëvendëskryeministri, ministri i Mbrojtjes, ministri i Brendshëm, ministri i Financave dhe drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN SHEZË, TË QARKUT TË ELBASANIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, "Për pronat e paluajtshme të shtetit", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Shezë, të qarkut të Elbasanit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.
Lista me 64 (gjashtëdhjetë e katër) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 408 (katërqind e tetë).
2. Ndryshimet, që mund t'i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN DËRMENAS, TË QARKUT TË FIERIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, "Për pronat e paluajtshme të shtetit", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
3. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Dërmenas, të qarkut të Fierit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.
Lista me 53 (pesëdhjetë e tre) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 314 (treqind e katërmbëdhjetë).
4. Ndryshimet, që mund t'i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E EKOSISTEMIT NATYROR TË MALIT ME
GROPA-BIZË-MARTANESH "PEIZAZH I MBROJTUR"
Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs dhe të neneve 13, pika 1, e 23, tё ligjit nr.8906, datё 6.6.2002, "Pёr zonat e mbrojtura", me propozimin e ministrit tё Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tё Ujёrave, Kёshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen e ekosistemit natyror tё Malit me Gropa-Bizё-Martanesh "Peizazh i mbrojtur", sipas hartёs, qё i bashkёlidhet kёtij vendimi.
2. Kufijtё e kёtij peizazhi tё mbrojtur janё, si mё poshtё vijon:
Veri: Qafa e Murrizёs (4417506,12L/4588637V), vijon me rrugёn automobilistike pёr te Guri i Bardhё, Kroi i Ftohtё (1198,0 m), Qafa e Qershisё, maja e Zabelit tё Madh, te Ura e Thanёs, ndjek rrugёn automobilistike Guri i Bardhё-Tiranё, pёrroin dhe grykёn e Shehut, vazhdon pёrgjatё lumit tё Matit, deri te bashkimi me pёrroin e Lenёs, vazhdon pёrgjatё pёrroit tё Lenёs e tё Lajthisё deri te kryqёzimi i rrugёve për kёmbёsorë, kuota 1 870,6 m (4441735L/4583160,58V);
Lindje: Kryqёzimi i rrugёve për kёmbёsorë, kuota 1870,6 m (4441735L/4583160,58V), kalon Qafёn e Drerit, livadhet e Kolgrekut, vijon drejt qafёs sё Prevallit, te Ujёvara e Zallit tё Vardarit, fushat e Palemit, Rrahi i Hasramёs, Maja e Sadokut, shpati i Skorёs, ndjek Rrugёn e Rinisё deri te Guri i Muzhaqit (1661,7 m) (4436149,74L/4576092,62V);
Jug: Guri i Muzhaqit (1661,7 m) (4436149,74L/4576092,62V), ndjek rrugёn për kёmbёsorë, poshtё kuotave 1588,0 m, 1562,0 m, 1412,0 m, 1408,0 m, 1435,0 m, 1348,0 m, 1358,0 m, kurrizin ujёndarёs deri nё majёn e Sukёs (1542 m) kalon nё qafёn e Rinasit (1538,0 m) nё majёn e Kёsulёs (1622 m), ndjek rrugёn automobilistike pёr nё Kollogjesh, nё kuotёn 1422 m, nё qafёn e Shpellzёs, kuotёn 1213,0 m, malin e Kol Gjergjit, qafёn e Shёngjinit (1187 m), kuotёn 1207 m, deri te Maja e Fagut (1443,8 m) (4420258,08L/4574326,63V);
Perёndim: Maja e Fagut (1443,8 m) (4420258,08L/4574326,63V), ndjek Pёrroin e Vavilёz, pranё Shёngjinit tё Madh deri te ndёrprerja me lumin e Erzenit, nё afёrsi tё fshatit Burimas, dhe mё pas ndjek kufirin e parkut kombёtar "Mali i Dajtit" deri nё Qafёn e Murrizёs (4417506,12L/4588637V).
3. Peizazhi i mbrojtur i Malit me Gropa-Bizë-Martanesh ka një sipërfaqe 25 266,42 ha, ku përfshihen:
a) Sipërfaqe pyjore, ripyllëzime, pyje të rralla,
tokë me bimësi pyjore 18 290,37 ha;
b) Sipërfaqe bujqësore dhe pemëtore 1 452,92 ha;
c) Sipërfaqe kullosore, livadhe e me bimësi të rrallë 5 485,60 ha;
ç) Sipërfaqe urbane, e përzier me tokë bujqësore,
pemëtore e pyjore 37,53 ha.
4. Peizazhi i mbrojtur i Malit me Gropa – Bizë - Martanesh ndahet në nënzona, ruajtjeje e administrimi, si më poshtë vijon:
a) Zona qendrore, me sipërfaqe 13 752,51 ha (e shënuar në hartë me "ZQ"), përfshin habitatet, pyjore e natyrore, të Brozh-Bardhetit, Snoit të Madh e të Vogël, Bizës, Ballenjës, Martaneshit, Panjetit dhe pjesë të pyjeve të Kostenjës. Ajo përcaktohet si zonë me vlera të larta për natyrën e biodiversitetin, dhe në të zbatohet shkalla e katërt e mbrojtjes, që siguron një territor të pashqetësuar dhe në pëpruthje me kriteret e administrimit të poligonit kombëtar..
b) Zona e përdorimit të qëndrueshëm, me sipërfaqe 3 001,11 ha (e shënuar në hartë me "ZPQ"), në të cilën lejohen veprimtaritë ekonomike, si dhe mund të ushtrohen veprimtari të reja, vetëm pasi të pajisen me lejet përkatëse. Në këtë zonë përfshihen Pyjet e Fagut, ato rreth Shëngjinit të Madh, të Vërrisë, të Linosit dhe të Peshk-Lenës. Në zonën e përdorimit të qëndrueshëm të zbatohet shkalla e katërt e mbrojtjes, në përputhje me kriteret e administrimit të poligonit kombëtar.
c) Zona e përdorimit tradicional, me sipërfaqe 7 687,82 ha, (e shënuar në hartë me "ZPT"), e cila mundëson vazhdimin e veprimtarive, tradicionale dhe ekonomike. Në këtë zonë përfshihen territoret bujqësore, pyjore e kullosore, si dhe ato rreth qendrave të banuara, të Malit me Gropa, Bizës dhe pjesë të Martaneshit. Në zonën e përdorimit tradicional të zbatohet shkalla e pestë e mbrojtjes mjedisore, sipas kritereve të administrimit të poligonit kombëtar.
ç) Zona rekreative, me sipërfaqe 824,98 ha, (e shënuar në hartë me "ZR"), përbën zonën me mundësi rekreative në natyrë të hapur, në përputhje me funksionet e zonës së mbrojtur, vlerat ekologjike të peizazhit natyror dhe vlerat, turistike e kulturore. Në këtë zonë përfshihen Lugina e Valit, pjesë të Malit me Gropa dhe rajoni rreth teqesë së Martaneshit. Në zonën rekreative të zbatohet shkalla e katërt e mbrojtjes.
5. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Mbrojtjes dhe ministritë e tjera të linjës, në bashkëpunim me njësitë e qeverisjes vendore, me organet e specializuara kërkimore-shkencore, me përfaqësuesit e biznesit dhe të pronarëve privatë, hartojnë planin e menaxhimit të peizazhit të mbrojtur.
6. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me ministritë e tjera të linjës dhe njësitë e qeverisjes vendore, të kryejnë studimin urbanistik rajonal të zonës, në përputhje me synimet dhe objektivat e menaxhimit të peizazhit të mbrojtur e të administrimit të poligonit kombëtar.
7. Sipërfaqja e poligonit të Bizës të administrohet nga Ministria e Mbrojtjes.
8. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, brenda strukturës së vet organizative, bashkëpunon me strukturat përkatëse të Ministrisë së Mbrojtjes për administrimin e zonës së mbrojtur.
9. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Mbrojtjes dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".
K RY E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
U D H Ë Z I M
PËR
PROCEDURAT E REGJISTRIMIT NË ZYRAT E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe tё nenit 56, të ligjit nr.7843, datë 13.7.1994, "Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme", të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
U DH Ë Z O N:
1. Regjistrimi i fitimit apo i kalimit të së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme, të njohura ose të fituara, me anë të ligjit, vendimit gjyqësor apo aktit administrativ bëhet nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme (ZRPP), në zbatim të neneve 37 e 38, të ligjit nr.7843, datë 13.7.1994, "Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme", të ndryshuar, pas verifikimit të plotë të elementeve të formës dhe përmbajtjes së aktit përkatës, që njeh ose përmban fitimin e së drejtës së pronësisë, për efekt të plotësimit të kushteve të regjistrimit, të përcaktuara nё nenin 193, tё Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë.
Përveç përjashtimeve të përcaktuara me ligj, zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme bëjnё veprime nё regjistrin e një pasurie të paluajtshme vetëm kur ato rrjedhin nga tituj pronësie të disponuesit/tjetërsuesit ose tё pronarit të fundit të saj, të regjistruar më parë në regjistër.
Çdo veprim në regjistër që ka si efekt ndryshimin e gjendjes juridike të një pasurie të paluajtshme, bëhet kur akti ose vendimi gjyqësor, që e konstaton atë, është regjistruar më parë në regjistrin e pasurive të paluajtshme.
2. Për verifikimin e elementeve të formës dhe të përmbajtjes së vendimeve gjyqësore, punonjësit e ZRPP-së, që përpunojnë kërkesat individuale për regjistrim, procedojnë duke verifikuar, sipas shtojcës 1, të këtij udhëzimi:
a) nëse vendimi gjyqësor ka marrë formë të prerë, sipas nenit 451, të Kodit të Procedurës Civile.
Vendimet gjyqësore,të dhëna për sigurimin e padisë, si dhe ato për ekzekutimin e përkohshëm, regjistrohen edhe pse nuk kanë marrë formë të prerë, sepse nuk shkaktojnë fitimin apo kalimin e së drejtës së pronësisë.
b) nëse të paktën njëra nga palët ndërgjyqëse (ose trashëgimlënësit e palës ndërgjyqëse, sipas neneve 165 e 316, të Kodit tё Procedurёs Civile) figuron në regjistrat e pasurive të paluajtshme, që administrohen nga ZRPP-ja, pronare e pasurisë, mbi të cilën gjykata ka disponuar me vendim (nenet 18 dhe 90, të Kodit të Procedurës Civile).
Nëse pasuria mbi të cilën gjykata ka disponuar, sipas vendimit figuron pronë shtetërore ose në emër të një institucioni a enti publik procedohet duke verifikuar nëse ka qenë palë në gjykim pikërisht ai institucion a ent publik, që ka patur të drejtën e pronësisë mbi pasurinë (nenet 18 e 90, të Kodit të Procedurës Civile) dhe Avokatura e Shtetit (neni 79/a, i Kodit të Procedurës Civile, shkronja "a", e pikёs 1, tё nenit 1, tё ligjit nr. 8551, datë 18.11.1999, "Për Avokaturën e Shtetit").
c) nëse në gjykimet, që kanë për objekt kundërshtimin e vendimit të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave/Komitetit Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave/komisioneve vendore të kthimit dhe kompensimit të pronave apo Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, është thirrur si palë ndërgjyqëse në gjykim pronari (apo trashëgimtarët e tij), në emër të të cilit figuron prona e regjistruar në regjistrin e pasurive të paluajtshme (nenet 18 e 90, të Kodit të Procedurës Civile).
Nëse prona figuron pronë shtetërore ose në emër të një institucioni a enti publik procedohet duke verifikuar nëse institucioni a enti publik, që ka në pronësi pasurinë, dhe Avokatura e Shtetit kanë qenë palë në gjykim apo jo.
ç) nëse në gjykimin, me objekt kundërshtimin e procedurave apo të kontratës së shitjes së pasurive publike/shtetërore, të kryera nga Agjencia Kombëtare e Privatizimit/Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, janë thirrur si palë në gjykim apo palë e interesuar institucioni a enti publik, që ka të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, dhe/ose Avokatura e Shtetit.
d) nëse, në dispozitivin e vendimit, të dhënat për pronën, pasuri e paluajtshme, janë të plota dhe lejojnë regjistrimin e vendimit.
3. Për verifikimin e elementeve të formës dhe të përmbajtjes së akteve noteriale, punonjësit e ZRPP-së, që përpunojnë kërkesat individuale për regjistrim, procedojnë duke verifikuar, sipas shtojcës 2, të këtij udhëzimi:
a) elementet e formës, në përputhje me ligjin nr.7829, datë 1.6.1994, "Për noterinë", të ndryshuar, dhe, sipas rastit, në ligjet dhe aktet nënligjore përkatëse;
b) vërtetësinë e regjistrimit ekzistues të pasurisë së paluajtshme, objekt kërkese për regjistrim, në emër të tjetërsuesit, të përmendur në aktin noterial;
c) nëse në aktin noterial të dhënat për pronën, pasuri e paluajtshme, janë të plota dhe lejojnë regjistrimin e saj.
4. Kur akti, që njeh ose përmban fitimin e së drejtës së pronësisë, është akt administrativ, punonjësit e ZRPP-së, që përpunojnë kërkesat individuale për regjistrim, procedojnë duke verifikuar, sipas shtojcës 3, të këtij udhëzimi:
a) elementet e formës, në përputhje me përcaktimet e pjesës VI, të Kodit të Procedurave Administrative, dhe tё ligjeve apo akteve nënligjore përkatëse, që rregullojnë regjimin e tyre;
b) ekzistencën e regjistrimeve të mundshme ekzistuese të pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, që është objekt i kërkesës për regjistrim, në favor të personave të tjerë, fizikë ose juridikë, përveç palëve të përcaktuara në aktin administrativ, të cilat nuk kanë qenë palë në procesin administrativ;
c) nëse në aktin administrativ të dhënat për pronën, pasuri e paluajtshme, janë të plota dhe lejojnë regjistrimin e saj.
5. Kërkesat për regjistrim refuzohen në rastet e mëposhtme:
a) Kur vendimi gjyqësor nuk ka marrë formë të prerë, në përputhje me shkronjat "a" "b" e "ç", tё nenit 510, të Kodit të Procedurës Civile;
b) Kur, në bazë të paragrafit tё fundit, tё nenit 193, tё Kodit Civil, gjykata, në dhënien e vendimit, është vënë në lëvizje me kërkesë, apo para saj është paraqitur kërkesë-padi dhe rezulton, sipas vendimit, se ajo është vënë në lëvizje me kërkesë, përveç rasteve tё çeljes së trashëgimisë;
c) Kur në pjesën urdhëruese të vendimit (dispozitivi) të gjykatës përcaktohet se është vendosur vërtetimi i faktit juridik të pronësisë, sipas nenit 388, të Kodit të Procedurës Civile, përveç rasteve të dhënies së vendimit para datës së hyrjes në fuqi të Kodit tё Procedurёs Civile (1 nëntor 1994), nëse nuk krijon mbivendosje me titujt e tjerë;
ç) Kur, në bazë të nenit 451/a, të Kodit të Procedurës Civile, pala ndërgjyqëse nuk figuron si pronare e pasurisë, sipas shkronjës "b", të pikës 2, të këtij udhëzimi;
d) Kur në bazë të nenit 451/a, të Kodit të Procedurës Civile, institucioni/enti publik dhe/ose Avokatura e Shtetit nuk janë thirrur si palë në gjykim, sipas paragrafit tё dytë, tё shkronjës "b", të pikës 2, të këtij udhëzimi, përveç rasteve kur vendimi është dhënë para hyrjes në fuqi të ligjit nr.8551, datë 18.11.1999, "Për Avokaturen e Shtetit";
dh) Kur, në bazë të nenit 451/a, të Kodit të Procedurës Civile, pronari nuk është thirrur si palë ndërgjyqëse, sipas shkronjës "c", të pikës 2, të këtij udhëzimi, ose kur institucioni a enti publik dhe Avokatura e Shtetit nuk janë thirrur si palë në gjykim, sipas paragrafit tё dytë, tё shkronjës "c", të pikës 2, të këtij udhëzimi, përveç rasteve kur vendimi është dhënë para hyrjes në fuqi të ligjit nr.8551, datë 18.11.1999, "Për Avokaturen e Shtetit";
e) Kur, në bazë të nenit 451/a, të Kodit të Procedurës Civile, subjektet e përmendura në shkronjën "ç", të pikës 2, të këtij udhëzimi, nuk janë thirrur si palë në gjykim;
ë) Kur, të dhënat për pasurinë nuk janë të plota e nuk kanë të përcaktuara, minimalisht, kufijtë dhe pozicionin gjeografik të pasurive të paluajtshme (vendndodhjen e pronës/numrin e regjistrimit në regjistrat hipotekorë ose kadastralë, të pasurisë, kufitarët e pronës, dhe/ose sipërfaqet), sipas pikave 2, shkronja "d", 3, shkronja "c", dhe 4, shkronja "c", të këtij udhëzimi;
f) Kur në aktet noteriale:
i. nuk plotësohen elementet e formës, sipas shtojcës 2, të këtij udhëzimi;
ii. tjetërsuesi nuk figuron si pronar i pasurisë në fjalë në regjistrat e pasurive të paluajtshme, që administrohen nga ZRPP-ja.
g) Kur në aktet administrative:
i. afatet ligjore për ankimin, administrativ dhe gjyqësor, nuk kanë përfunduar;
ii. nuk plotësohen elementet e formës, sipas shtojcës 3, të këtij udhëzimi;
iii. ekzistojnë regjistrime të pronësisë pёr pasurinë e paluajtshme në favor të personave të tjerë, fizikë ose juridikë, sipas shkronjës b, të pikës 4, të këtij udhëzimi.
gj) Kur, në bazë të nenit 9, të ligjit nr.7843, datë 13.7.1994, "Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme", të ndryshuar, dokumentet e paraqitura për regjistrim, megjithëse të vlefshme, krijojnë mbivendosje, me një pasuri, të regjistruar më parë.
6. Për verifikimin e elementeve të formës dhe të përmbajtjes së vendimeve gjyqësore, akteve noteriale ose akteve administrative, punonjësit e ZRPP-së, që përpunojnë kërkesat individuale për regjistrim, plotësojnë formularin e verifikimit, sipas modelit tё dhёnё në shtojcat 1, 2 ose 3, qё i bashkëlidhen këtij udhëzimi, për çdo kërkesë për regjistrim. Në formularin e verifikimit, pasqyrohen, në çdo rast, pёrfundimet e punonjësit të ZRPP-së për secilёn nga rastet e verifikimit, që përcaktohen në pikat 2, 3 e 4, të këtij udhëzimi. Në fund të formularit punonjësi i ZRPP-së plotëson, me shkrim, të lexueshëm qartë dhe pa korrigjime, propozimin për pranimin ose jo të kërkesës për regjistrim, e nёnshkruan dhe ia kalon titullarit të ZRPP-së.
7. Kur, në bazë të pikës 6, të këtij udhëzimi, propozohet pranimi i kërkesës, atëherë kërkesa regjistrohet dhe kërkuesi pajiset me dokumentacionin, që vërteton regjistrimin, sipas procedurave dhe afateve në fuqi.
8. Kur, në bazë të pikave 5 e 6, të këtij udhëzimi, propozohet refuzimi i kërkesës për regjistrim, dosja e plotë e praktikës, së bashku me tekstin e projekturdhrit të refuzimit, sipas shtojcës 5, të këtij udhëzimi, i kalon për kompetencë kryeregjistruesit. Urdhri duhet të përmbajë referencën për shkakun e refuzimit, sipas shkronjës specifike, të pikës 5, të këtij udhëzimi. Me miratimin e urdhrit, kërkuesit i vihet në dispozicion kopja e njësuar e dokumentacionit të dosjes, dhe udhëzimi për të drejtën, instancat, afatet e ankimit, si dhe orientimi, në çdo rast, për mënyrën e saktë të plotësimit të shkaqeve të refuzimit.
9. Kur vendoset refuzimi i kërkesës për regjistrim, në bazë të shkronjave "d", "dh" apo "ë", të pikës 5, të këtij udhëzimi, titullari i ZRPP-së vendore është i detyruar, që kopjen e plotë të praktikës t'ia dërgojë, me shkresë përcjellëse, institucionit a entit publik (kur ky është i identifikuar) dhe Avokaturës së Shtetit. Kopje të shkresave të protokolluara, drejtuar institucionit a entit publik dhe Avokaturës së Shtetit i bashkëlidhen dosjes së praktikës.
10. Çdo akt tjetër nënligjor, që bie në kundërshtim me këtë udhëzim, shfuqizohet.
11. Ngarkohen Ministri i Drejtësisë, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme dhe zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në rrethe për zbatimin e këtij udhëzimi.
Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA