Kultura – mjeti per te forcuar edhe me shume bashkepunimin rajonal Tre ministrat e Kultures te Shqiperise, Greqise dhe Maqedonise nenshkruajne "Deklaraten e Prespes" Tre Ministrat e Kultur
Kultura – mjeti per te forcuar edhe me shume bashkepunimin rajonal
Tre ministrat e Kultures te Shqiperise, Greqise dhe Maqedonise nenshkruajne "Deklaraten e Prespes"
Tre Ministrat e Kulturës të vendeve në kufi të Liqenit të Prespës, të Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë janë takuar në dt. 23 dhe 24 gusht 2002 në Agios Akileos, Prespë, (ishull brenda liqenit te Prespes se Vogel ku gjendet nje kishe e shekullit 4-t.)
Takime të këtij lloji zhvillohen në cdo muaj gusht që prej dhjetë vjetësh. Por, në kuadrin e deklaratës së përbashkët të Ministrave të Kulturës dhe Sporteve të Vendeve të Europës Juglindore, hartuar në 22 shkurt 2002 në Selanik, të Tre Ministrat pas nenshkrimit te "Deklarates se Prespes", kanë vendosur të ndërmarrin krijimin e një institucioni ballkanik të aktiviteteve kulturore me emrin PRESPA, organizimin e përvitshëm të takimit tri palësh të Ministrave të Kulturës dhe Sporteve si dhe përfaqësues të jetës kulturore të tre vendeve.
Përfaqësimi dhe pjesëmarrja sportive do te sigurohen në bashkëpunim me Komitetet Olimpikë Kombëtarë të të tri vendeve, kryetarët e të cilëve janë aktualisht pjesëmarrës në këtë takim të Ministrave.
Prespa është gjetur si vendi që lidh edhe gjeografikisht të tre vendet, përkatësisht Shqipërinë, Greqinë dhe Maqedoninë, duke u shndërruar keshtu edhe në një simbol të shkëmbimit të kulturave të rajonit tonë.
Në ditën e parë të aktivitetit Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve znj. Arta Dade u prit nga Ministri i Kulturës të Greqisë z. Evangjelos Venizelos. Në këtë takim z.Venizelos ka shprehur kënaqësinë që do të kenë sërish mundesinë e bashkëpunimit me znj. Dade ashtu si edhe katër vjet më parë. Te dy ministrat kane shprehur angazhimet e tyre per vazhdimin dhe zgjerimin e bashkepunimit.
Ky aktivitet ka nisur në praninë e mbi 10 mijë pjesëmarrësve. Një koncert i ndërtuar me muzikë dhe artistë të vendeve të rajonit, ku mund të përmendim pjesemarrjen e grupit nga Bullgaria "Misteri i zerave Bullgare", nga Shqiperia merrte pjese kengetarja Mariza Ikonomi dhe Trupa e kercimtareve te baletit të Athinës ku dy solistet kryesore ishin shqiptare.
Të tre Ministrat janë takuar zyrtarisht në ambjentet e muzeut arkeologjik te Follorinës, ne 24 gusht 2002. Në këtë takim është shprehur edhe një herë angazhimi për ta zhvilluar dhe thelluar edhe më tej këtë bashkëpunim. Kjo veprimtari eshte vlerësuar si shumë e rëndësishme edhe në kuadrin e Lojrave Olimpike 2004, i cili do te ndikojë edhe më shumë në afrimin e kulturave tona. Po kështu, në këtë takim, është ndarë mendimi se festa e Prespes duhet te konceptohet si nje takim ballkanik edhe i ministrave te kultures të tre vendeve dhe u sugjerua që zona e Prespes te perfshihet ne itinerarin e Flakes Olimpike.
Ne kete takim të tre Ministrat kanë vendosur që të nxitin edhe më shumë marredheniet ndërmjet Komiteteve Olimpike te vendeve perkatese.
Nga ana e tij Ministri Venizelos, ka premtuar kontribut dhe angazhim konkret për problemet qe kane te bejne me integrimin e kulturës shqiptare dhe ne pergjithësi te Republikes se Shqiperise, meqënëse Greqia në gjysmën e parë të vitit 2003 do të marrë Presidencën e rradhës të Bashkimit Europian.
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve znj. Arta Dade nga ana e saj ka shprehur kenaqesinë që për herë të parë merr pjese në këtë takim të tillë dhe ka përshëndetur këtë nismë si një mënyrë shumë të mirë bashkëpunimi dhe shkëmbimi të kulturave të vendeve të rajonit.
"Kultura dhe trashegimia kulturore duhet te përdoret dhe transformohet gradualisht në një element uniteti të bashkëpunimit të ardhshëm dhe jo thjesht si një relike"- ka theksuar znj Dade.
Ne emër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ministrja Dade u angazhua që të mbështetë të gjitha nismat si kjo e Prespes për bashkëpunim mes vendeve, por edhe forcimit të kontakteve nepermjet bashkësive lokale.
Gjithashtu, Ministrja znj. Dade ka shprehur angazhimin e saj që të krijojë të gjitha lehtësitë e mundshme që mund të kërkohen në kuadrin e Olimpiadës 2004.
Eshte veçuar si shembull i këtij bashkëpunimi edhe angazhimi i z.Vaso Tole, Drejtor i Trashegimise Kulturore ne Ministrine e Kultures, Rinise dhe Sporteve, si kompozitori qe ka fituar të drejtën për të shkruar "Operën e Tokës" që do të luhet gjatë Olimpiadës 2004.
Pas nënshkrimit të deklaratës të tre Ministrat kanë dhënë një konferencë për shtypin ku kanë rikonfirmuar edhe një herë angazhimin për të zgjeruar dhe shtrirë më tej bashkëpunimin rajonal.
Në ditët e qëndrimit në Prespë, Ministrja znj Dade ka patur mundësi të zhvillojë takime me personalitete të larta të kulturës greke si aktoren e famshme znj. Irenë Papas, z. Lefteris Papadhopullos publicist dhe autor i pjeses më të madhe të repertorit të artë të lirikës greke, etj.