E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministrie e Punës dhe Cështjeve Sociale, Valentina Leskaj, i dërgoi një letër homologut të saj grek, zotit Dimitris Reppas, ku ndër të tjera i shkruan: "Sic mund të jeni në dijeni, në kuf

Ministrie e Punës dhe Cështjeve Sociale, Valentina Leskaj, i dërgoi një letër homologut të saj grek, zotit Dimitris Reppas, ku ndër të tjera i shkruan: "Sic mund të jeni në dijeni, në kufijtë e dy vendeve tona është krijuar një situatë tejet e vështirë, ku mijëra emigrantë presin me ditë të tëra për të kaluar doganën greke dhe për t'u kthyer në vendet e tyre të punës. Problemi e ka kapërcyer fazën e procedurave normale burokratike dhe tashmë po kthehet në një problem të urgjencës humanitare dhe politike".

Më tej, Leskaj i kërkon Ministrit grek të Punës: "Duke patur si obligim të mandatit tim dhe duke shpresuar që edhe ju të ndjeni të njëjtin shqetësim politik, qytetar dhe njerëzor, duke patur parasysh se bëhet fjalë për mijëra punëtorë që kontribuojnë në tregun grek të punës dhe në zhvillimin e ekonomisë greke, kërkoj të ndikoni me autoritetin Tuaj për zhbllokimin sa më shpejt të siatuatës emergjente.

Kjo situatë sugjeron ngritjen e strukturave të programuara për të përballuar me standarte europiane fluksin gjithnjë në rritje të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave midis dy vendeve tona, duke patur parasysh ritmet e shpejta të globalizimit të ekonomisë dhe tregut europian të punës. Me sa duket integrimi i tregut, relativizimi i kufijve ecën më shpejt dhe gjen të papërgatitur strukturat dhe standartet lokale e rajonale, duke sjellë kështu, për pasojë, edhe shkelje të të drejtave dhe dinjitetit njerëzor".

Nga Ministria e Punës dhe Cështjeve Sociale, është nisur me urgjencë një ekipi i minisrtisë i kryesuar nga zv/ministri Ahmet Ceni, për të ndihmuar dhe asistuar në zhbllokimin e situatës së vështirë të emigrantëve tanë në kufi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›