E Diel, 1 Nëntor 2026

Zevendes Kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme, Ilir Meta, priti sot ne nje takim Ambasadorin Geert Ahrens, me rastin e largimit te tij nga Shqiperia, ne perfundim te misionit te tij si Shef i

Zevendes Kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme, Ilir Meta, priti sot ne nje takim Ambasadorin Geert Ahrens, me rastin e largimit te tij nga Shqiperia, ne perfundim te misionit te tij si Shef i Prezences se OSBE-se ne Tirane.

Gjate takimit, zoti Meta i shprehu Ambasadorit Ahrens vleresimet me te mira per drejtimin e Prezences se OSBE-se ne Shqiperi, ne mbeshtetje te konsolidimit te institucioneve demokratike ne vend.

Shqiperia, nenvizoi zoti Meta, nuk eshte me ajo e 3 viteve me pare dhe as ajo e disa muajve me pare. Klima e re politike ne vend, bashkepunimi pozite-opozite, zgjedhja e Presidentit konsensual, stabiliteti i vendit, si dhe funksionimi normal i institucioneve demokratike jane arritje pozitive, te cilat jane rrjedhoje edhe i bashkepunimit te mire midis Qeverise
shqiptare dhe OSBE-se.

Ne te ardhmen e afert, Qeveria shqiptare se bashku me Prezencen e OSBE-se ne Tirane do te diskutojne lidhur me forcimin e bashkepunimit vecanerisht ne: sistemin zgjedhor, reformen e gjyqesorit, shtypin e lire dhe luften kunder trafiqeve te paligjshme.

***

Kryeministri dhe Ministrer i Puneve te Jashtme i Republikes se Shqiperise, Ilir Meta, priti Zv.Ministrin e Puneve te Jashtme te Greqise, Andreas Loverdos

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme i Republikes se Shqiperise, Ilir Meta, priti sot Zv.Ministrin e Puneve te Jashtme te Greqise, Andreas Loverdos, i cili po zhvillon nje vizite ne Shqiperi per te nenshkruar Marreveshjen Dypaleshe Pesevjecare per Zhvillim (2002-2006) ndermjet Shqiperise dhe Greqise, ne kuader te Programit grek per Zhvillimin e Ballkanit.

Te dyja palet vleresuan pozitivisht nivelin e marredhenieve dhe te bashkepunimit midis dy vendeve ne te gjitha fushat dhe shprehen vullnetin e dy qeverive per te bere te gjitha perpjekjet qe ky bashkepunim te zhvillohet dhe forcohet me tej.

Z.Meta vuri ne dukje se qeveria e re ka ne programin e saj vazhdimesine dhe zhvillimin e metejshem te marredhenieve me Greqine. Z. Loverdos nga ana e tij shprehu angazhimin dhe deshiren pozitive te Greqise per te mbeshtetur

Shqiperine ne Procesin e saj te Integrimit Europian, e konkretisht ne hapjen sa me te shpejte te negociatave per nenshkrimin e Marreveshjes se Asocim-Stabilizimit midis Shqiperise dhe Bashkimit Europian.

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme i kerkoi Zv. Ministrit grek intensifikimin maksimal te perpjekjeve dhe shtimin e kapaciteteve ne pikat ekzistuese te kalimit kufitar per lehtesimin e fluksit te hyrjes ne Kapshtice dhe Kakavije, si dhe hapjen e pikave te reja te kalimit kufitar.

Z.Meta kerkoi angazhimin e pales greke per te vendosur afate konkrete per hapjen e Pikes se re kufitare Tre Urat. Ne pergjigje te kesaj kerkese, Z. Loverdos premtoi fundin e tetorit si afat per hapjen keaj pike kufitare. Ai siguroi se do te shtohen kapacitetet edhe ne pikat ekzistuese te kalimit kufitar.

Gjithashtu pala greke do te mundesoje nje investim te ri per ndertimin e rruges Sarande-Konispol, e cila do te siguroje hapjen e nje pike te re
kufitare ne Qafe-Bote.

Te dyja palet shprehen vullnetin per thellimin e bashkepunimit ne luften kunder terrorizmit, krimit te organizuar dhe trafiqeve te paligjshme.

Ne kete kuader, z. Meta i kerkoi z. Loverdos rritjen e bashkepunimit dhe angazhimin konkret per venien ne eficence te plote te Qendres Rajonale Antitrafik ne Vlore, gje qe do te konkretizohet me nenshkrimin e Marreveshjes se Bashkepunimit per kete qellim

Gjithashtu z. Meta vleresoi procesin e legalizimit te emigranteve dhe kerkoi qe ritmi i ketij procesi te pershpejtohet me tej. Ne kete kuader ai u shpreh se eshte shume e rendesishme te vazhdojme perpjekjet per finalizimin dhe nenshkrimin e Marreveshjes per Sigurimet Shoqerore me Greqine.

Z.Meta kerkoi edhe pershpejtimin e realizimit te paketes se kredise greke per te pastrehet, sipas marreveshjes dypaleshe te nenshkruar ne vitin 1997.

Per sa i perket bashkepunimit ekonomik, duke vleresuar pranine e investimeve greke ne Shqiperi, z. Meta konstatoi me kenaqesi rritjen e tyre tre vitet e fundit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›