E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjatë takimit që Kryeministri Fatos Nano zhvilloi me Prefektët e 12 qarqeve të vendit është diskutuar programi i punës mbi bazën e prioriteteve qeverisëse për vitin 2004 dhe drejtimet kryeso

Gjatë takimit që Kryeministri Fatos Nano zhvilloi me Prefektët e 12 qarqeve të vendit është diskutuar programi i punës mbi bazën e prioriteteve qeverisëse për vitin 2004 dhe drejtimet kryesore ku duhet të përqëndrohet administrata e Prefekturave në zbatim të këtij programi.

Kryeministri Nano ka kërkuar përfundimin e ciklit të raportimit dhe koordinimit midis prefektëve dhe institucioneve qendrore përgjegjëse, për identifikimin e të gjitha problemeve të trashëguara dhe gjetjen e zgjidhjeve për to.

"Duhet të përfundoni përgatitjen e informacionit të detajuar për çdo prefekturë, ku të evidentohen problemet që janë për t'u zgjidhur, rrugët e zgjidhjes dhe mënyrën e komunikimit dhe koordinimit midis institucioneve qendrore përkatëse dhe prefektuarave për vitin 2004, sipas prioriteteve për këtë vit", theksoi Kryeministri Nano.

Në funksion të kësaj problematike, Ministria e Pushtetit Lokal dhe Deçentralizimit do të programojë organizimin e një numri tryezash pune, e cila do të shtrihet më pas edhe në ministritë përkatëse, për të rritur koordiminin midis administratës qendrore dhe asaj të qarqeve.

Kryeministri Nano kërkoi gjithashtu identifikimin e mundësisë së strukturimit të ndërhyrjes në administraten lokale për të frenuar presionin politik që bëhet ne administraten civile vendore, si dhe ndërhyrjet e duhura për stimulimin dhe motivimin e kësaj administrate, në mënyrë që të thithen kapacitetet njerëzore më kualitative në qarqet e vendit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›