“Gjatë vitit 2010 ish-të përndjekurit politik do të dëmshpërblehen”
Mbledhja e fundit e qeverisë ëpr vitin 2009Mbledhja e fundit e Këshillit të Ministrave i është rezervuar në mënyrë të veçantë ish të persekutuarve politik gjatë nomenklaturës së regjimit komunist. Në fjalën e tij kreu i qeverisë Sali Berisha u shpreh se gjatë 2010-ës do të realizohet një nga detyrimet më të mëdha që vendi i ka kësaj shtrese të shoqërisë. Berisha u shpreh se qeveria ka vendosur t’i japë një përparësi të veçantë në marrjen e dëmshpërblimit, ish të përndjekurve politikë të cilët jetojnë ende. Mbledhja e fundit e qeverisë për këtë vit ka qenë një takim i mbushur me vlerësime dhe renditje suksesesh. Kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar edhe njëherë reformat dhe ligjet e miratuara në 100 ditët e mandatit të dytë, ndërkohë që në këtë mbledhje nuk kanë munguar të gjithë elementet e atmosferës festive, dhuratat si dhe humori. Duke e cilësuar këtë mbledhje si finalen e një 100 ditshi të suksesshëm të kësaj qeverie, kryeministri Berisha shprehu falënderime dhe mirënjohje për kabinetin e qeveritar, stafet e tyre dhe të gjithë Administratën Publike, pa ndihmën dhe përkushtimin e të cilëve reformat e ndërmarra do të kishin qenë të pa mundura.Kryeministri Berisha theksoi se intensiteti i këtyre 100 ditëve ka qenë i paprecedentë, janë miratuar mbi 360 ligje dhe vendime, janë zbatuar dhjetëra e dhjetëra reforma që bënë të mundur vendimet historike. “Të gjithë këto, u shpreh Kryeministri, janë tregues i një performance të madhe”. “Kjo është mbledhja e fundit për këtë vit, e cila ka një seri vendimesh. Në këtë mbledhje unë dua t’ju falënderoj ju me shumë mirënjohje, sepse me përkushtimin tuaj ia dolët që këto 100 ditë t’i shndërroni në 100 ditë të paprecedentë, të një suksesi të paprecedent për një qeveri shqiptare. 100 ditshi është një afat kohor ku vullneti dhe dëshirat janë të mëdha, por faktori kohë dhe faktorë të tjerë nuk korrespondojnë dhe nuk përputhen gjithnjë me vullnetin dhe dëshirat, por në këtë rast janë përputhur plotësisht. Mendoj se ky kabinet u angazhua me përkushtim të madh në shfrytëzimin maksimal të kohës, qëndroi në lartësinë e kërkesave dhe, realisht, ndërmori reformat më të thella se në çdo 100 ditësh tjetër. Në një analizë të përafërt rezulton se intensiteti këtij 100 ditshi ka qenë së paku 50 për qind më i lartë se sa intensiteti i 100 ditshi në vitin 2005 dhe për këtë unë dua t’ju falënderoj e t’ju përgëzoj”, u shpreh kryeministri Berisha.Duke iu referuar marrëveshjeve dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave, Berisha theksoi atë për shpërblimin e të përndjekurve politik, të përndjekurit që janë gjallë. “Natyrisht, një përparësi nuk mund të jetë një përqendrim total, por një përparësi e qartë do të jetë sipas vendimit që ka sjellë Ministria e Drejtësisë. Ka një seri vendimesh të tjera që kanë të bëjnë me leje, me licenca, me shpronësime. Pra, kjo është finalja e një 100 ditshi të suksesshëm”, u shpreh kryeministri Berisha....