Elbasan, arrestohen dy shtetas të shpallur në kërkim
Forcat e rendit arrestuan shtetasin Gjergji Kole Veroshi, 31- vjeç, lindur e banues në lagjen “Shënkoll” Elbasan dhe Luço Hysen Deçani, 32-vjeç, lindur e banues në lagjen “Emin Matraxhiu”. Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pesë ditë më parë nga policia, pasi përballe ish-Kinoklubit Elbasan, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri pistoletë, shtetasin J.P, 29-vjeç, lindur e banues në lagjen “Shënkoll” Elbasan. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje e armëve lufatarke dhe të municionit”.