E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, përplasen dy makina, një i vdekur

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë paradites së sotme, kur dy automjete, njëra tip Fiat dhe tjetra maune, janë përplasur fort midis tyre, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të makinës së vogël. Aksidenti ndodhi në aksin Gjirokastër-Libohovë. Pas përplasjes, makinat kanë përfunduar poshtë një ure. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes, ku ka bërë të ditur se makina tip Fiat ishte me targa greke, ndërkohë që ende nuk është identifikaur viktima. Gjithsesi, po punohen për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›