Elbasan, plagoset me thikë një adoleshent
A.B, 17-vjeç, lindur e banues në Lagjen “Partizani’ Elbasan, është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas dëshmive të familjarëve, policia ka zbuluar se autorët e kësaj ngjarje janë shtetasi, E.D, 17-vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Skenderbej” Elbasan, Xh.Ç, 16-vjeç, lindur dhe banues në lagjen ‘Skenderbej” Elbasan dhe A.B, 17-vjeç, lindur dhe banues në lagjen ‘Skenderbej” Elbasan.Pas ngjarjes, këta shtetas janë larguar në drejtim të paditur. Këta shtetas tashmë janë shpallur në kërkim. Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe kapjen e shoqërimin e shtetasve të lartëpërmendur.