Fakti/Edvin, askush nuk mund të fshehë jetën e vet, megjithë provat për dhunë e perversitete familjare
Edvin Rama nuk mundet t’i shmanget hantikapit të tij, lidhur me raportet që ai ka ndërtuar me femrat e jetës së tij. Me gjithë sforcot e shumta, edhe Edvinatike, Edvin Rama nuk po mundet, që nuk po mundet t’i ikë, apo fshihet “të kaluarës” me femrat, që kanë zëvendësuar njëra-tjetrën në jetën e tij.Në këto kushte, jo aq për ta bërë të njihet më pak i vrarë në ndërgjegjen e tij, se sa për një imponim të imazhit, qoftë edhe me dhunë Edvinatike, një e përditshme, ka marrë përsipër të ushtrojë presion mbi lexuesit e saj, që të pranojnë Edvin Ramën, jo si ai është në realitet, në raport me femrat, po si ai do të donte kjo gazetë, të ishte. Një intervistë e ish-vjehrrës (zyrtare) të Edvin Ramës, u ribotua dje, pas botimit të parë të saj mëse 9 muaj më parë. Megjithëse, diku nga mesi i muajit mars të këtij vitit, e njëjta intervistë e përgatitur nga Edvin Rama me ish-vjehrrën e tij (zyrtare), “gjalloi” tek e njëjta gazetë, ajo nuk dha efektet e pritshme të ideuesve të saj. Sepse, nëse pretendohej në mars të vitit 2009, që në prag të zgjedhjeve të qershorit, Edvin Rama të shfaqej një bashkëshort i mirë, sepse këtë mendim kishte edhe ish-vjehrra e tij (zyrtare) - që edhe votën e deklaroi pro tij - u mor vesh, se më 28 qershor 2009, Edvin Rama u votua për të qëndruar në opozitë edhe për sjelljet e tij me femrat e jetës së tij. Nuk dihet saktësisht, nëse Marie Makoçi, ish-vjehrra (zyrtare) e Edvin Ramës, votoi vërtetë “pro”, ish-dhëndrit (zyrtar) të saj, por dihet, se edhe nëqoftëse ish-vjehrrat (jozyrtare) me mbiemra respektivë Magjistari apo Fico, kanë votuar edhe ato më 28 qershor 2009 “pro” Edvin Ramës, nga ana tjetër dihet me shumë siguri se janë me qindra e mijëra gra të tjera, që megjithëse nuk kanë qenë në listën e ish-vjehrrave (zyrtare e jozyrtare) të Edvin Ramës, bashkë edhe me vajzat e tyre, por për më tepër edhe për vajzat e tyre, kanë votuar “kundër” Edvin Ramës në 28 qershor 2009. Dhe këto vota “kundër”, që e lanë Edvin Ramën në opozitë, nuk kanë qenë “kundër”, pse Edvin Rama u sforcua Edvinatikisht për të “blerë” “imazhin”, nuk kanë qenë as “kundër”, për inat të mEdvinave që e shisnin “djallin” për “engjëll”, por kanë qenë “kundër”, për një gjë sa të thjeshtë aq edhe njerëzore... Ato vota, e sigurt që kanë qenë kundër, pse ato gara e vajzat e tyre kanë shprehur “kundërshtinë” e tyre, ndaj sjelljeve të Edvin Ramës, i cili akuzon bashkëshorten për lidhje me babanë e tij, nuk njeh djalin, sepse e paimagjinueshmja shkon në kufijtë e cilësimit të tij, si djalin e babait të tij. Votat e qindra e mijëra grave e vajzave në 28 qershor 2009, ishte “kundër” Edvin Ramës, sepse ato gra e vajzat e tyre, ishin kundër sjelljeve të kandidatit për kryeministër, i cili e quan sjellje “trendy” ekspozimin e vetes dhe të dashurës së tij lakuriq në plazhe publike, apo apo, t’i mohojë “kafshatën” djalit të tij, sepse e ka bindje se djali i tij, nuk është i tij, por është i babait të tij.Edvin Rama i di të gjitha këto. Jo vetëm kaq, por ai edhe e ka marrë edhe mesazhin pse u votua në 28 qershor “pro” qëndrimit të tij në opozitë.Për pasojë, sado që të mundohet të lodhet e stërlodhet, të botojë e ribotojë intervistat e tij me ish-vjehrrat (zyrtare apo jozyrtare), apo t’i falë shtëpi Marie Makoçit, në këmbim të përpjekjeve dhe kontributit të saj për përmirësim e imazhit të ish-dhëndrit të saj (zyrtar), apo, apo t’ju falë shtëpi edhe ish-vjehrrave (jozyrtare) me mbiemrat repsektivë Magjistari e Fico, Edvin Rama, nuk do të arrijë asnjë rezultat më shumë, se sa një humbje kohe. Edvin Rama, në mos nuk e ka kuptuar, duhet ta kuptojë sa më shpejt se nuk blihet “imazhi” me intervista të sajuara vetë me ish-vjehrrat dhe se as nuk mund të blihet ky “imazh” me dhurime shtëpish për ish-vjehrrat, sepse janë me qindra e mijëra jo ish-vjehrra të tij, që më shumë se sa presionit mEdvinatik, i besojnë disa parime, për të cilat kanë bindjen e tyre, që Edvin Rama nuk ka lidhje, ndaj edhe duhet ndëshkuar....