E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjatë vizitës në Fier, Kryeministri zhvilloi një takim me banorë të këtij qyteti. Në fjalën drejtuar qytetarëve, Kryeministri theksoi: Është një nder i veçantë për mua t'ju përsh

Gjatë vizitës në Fier, Kryeministri zhvilloi një takim me banorë të këtij qyteti. Në fjalën drejtuar qytetarëve, Kryeministri theksoi:

Është një nder i veçantë për mua t'ju përshëndes shumë përzemërsisht dhe t'ju ftoj ju, qytetarë të Fierit, që më 18 shkurt të votoni koalicionin më të madh që Fieri dhe Shqipëria ka patur në tërë historinë e tij, të votoni Ferdinand Muratin, intelektualin e shquar të këtij qyteti.

Dua t'i jap fjalën krytarit të ardhshëm të bashkisë se qeveria do të financojë çdo projekt për këtë qytet, në mënyrë që Fieri të shndërrohet në një qytet që punëson qytetarët e tij, shkollon në shkolla moderne fëmijët e tij, një qytet që t'i ofrojë qytetarëve të gjitha shërbimet që ata meritojnë. Unë ju siguroj se Fieri, nën drejtimin e zotit Ferdinand Murati, do të shndërrohet në një nga epiqendrat më të fuqishme të zhvillimit ekonomik, kulturor, social, arsimor të Shqipërisë. Zoti Murati, sëbashku, ne do të inagurojmë by pass-in e Fierit. Në 10 ditëshin e dytë të shkurtit, inagurohet autostrada Fier-Vlorë, në muajt që vijnë fillon zbatimi i projektit të kanalizimeve të qytetit, sikundër ju garantoj se bashkë me Ministrinë e Arsimit do të shqyrtohen të gjitha mundësitë e potencialet e mëdha të këtij vendi për të patur arsimin e tij të lartë. Në Fier konsorciume të mëdha botërore kanë vendosur të bëjnë investime ndër më të fuqishmet jo vetëm në Shqipëri, por në Ballkan. Në Seman do të ndërtohet termocentrali me gaz, më i fuqishmi në të gjithë rajonin, sikundër dua të garantoj zotin Murati se parku industrial i qytetit është një nga përparësitë tona madhore dhe gjatë këtij viti fillon studimi me ekspertët më të mirë ndërkombëtarë.

Unë ju ftoj t'i shtroni një pyetje vetes. Sot, 16 muaj pas rotacionit të pushtetit dhe vendosjes së qeverisë së re, jeni më të sigurtë në rrugët e rrugicat tuaja. Ne duam votën e të gjthë atyre që e ndiejnë veten më të sigurtë nga krimi i organizuar dhe nga kërcënimi i tij. Ftoj të rinjtë e Fierit, që sot i kanë dyert e universiteteve të vendit të hapura, të votojnë që të vazhdojmë sëbashku sepse kjo qeveri po shkon drejt dyfishimit të investimeve në sistemin arsimor.

Ftoj të gjithë pensionistët e Fierit, të cilët një vit më parë merrnin një pension mujor në qytet nga 60-90 mijë lekë, ndërsa sot asnjë prej tyre nuk merr më pak se 100 mijë lekë, të vazhdojmë sëbashku sepse për këtë qeveri rritja e pensionit të tyre është dhe mbetet objektiv madhor. Ne e mbajtëm fjalën, premtuam pensionin 100 mijë lekë dhe e vendosëm atë.

Ftoj të gjithë arsimtarët e Fierit, punonjësit e shëndetësisë, të cilët në vitin 2006 patën rritjen më të madhe të pagës në 15 vitet e fundit, të vazhdojmë sëbashku duke u premtuar se objektivi ynë është dyfishimi i rrrogave të tyre gjatë këtij mandati.

Ftoj të gjithë qytetarët e Fietit, të cilët projektin më të mirë për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre kanë integrimin e Shqipërisë në BE e NATO, të vazhdojmë sëbashku sepse ne ia dolëm me punën që bëmë sëbashku të firmosim Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, kontratën historike të Shqipërisë me BE-në. Ne ia dolëm të vlerësohemi në Samitin e Rigës si një vend i mundshëm për të marrë ftesën për anëtarësim në NATO në Samitin e ardhshëm.

Ftoj të gjithë qytetarët e Fierit të vazhdojmë sëbashku për projektet mëdha të Fierit dhe të Shqipërisë. Por para së gjithash të vazhdojmë sëbashku betejën për ta çuar deri në fund luftën kundër korrupsionit, këtij kanceri që rrënon qenien tonë kombëtare. Në këtë qytet, sikundër në çdo qytet tjetër të vendit, kam premtuar se do të mbroj paratë tuaja. Unë kam kënaqësi t'ju informoj se, në një betejë të pandërprere me tolerancë zero kundër korrupsionit, ne ia dolëm të shkurtojmë shpenzimet e administratës me mbi 100 milion euro, që të gjitha të shpenzuara për telefonata të pafund, për qëllime personale, dieta, pritje, udhëtime. Ne ai dolëm që me luftën kundër korrupsionit të ulim 25 përqind koston e prokurime publike, të shpëtojmë nga kthetrat e kontrabandistëve qindra milion dollarë. Në 2006-ën jënë zhdoganuar 2 mijë ton kafe më shumë, 33 mijë ton naftë më shumë, qindta tonë cigare, 2 mijë ton birrë më shumë.

Me 600 milion euro të shpëtuara, ne u përpoqëm t'ua kthenim në mirësi të gjithë shqiptarëve me rritjen e pensioneve dhe rrogave, si dhe dhamë shpërblime, si kartolina e qeverisë për vitin e ri. Ne u angazhuam në reforma të thella, ulëm taksat për biznesin e vogël dhe Shqipëria, këtë vit, zuri vendin e parë në botë për uljen e taksave si përqindje. Dy muajt e fundit të vitit të kaluar dhe në këto muaj që vijnë ne kontraktuam dhe do të kontraktojmë veprat më të mëdha publike në sistemin rrugor të 50 viteve të fundit. Ndërkohë kanë nisur punimet në autostradën Durrës-Prishtine, nesër inagurojmë punimet në tunelin më të gjatë të Ballkanit, në ditët që vijnë nisin punimet në autostradën Fier-Vlorë, Korçë-Qafë Thanë. I tërë sistemi rrugor i vendit është në ndërtim.

Kam lajme shumë të mira për të gjitha komunat e këtij rrethi. Nga mesi i vitit, me Bankën Botërore dhe banka të tjera nisim asfaltimin e 6 mijë kilometrave rrugë rurale e dytësore në fshatrat e komunat e vendit. Fusha e Myzeqesë është përparësi absolute e këtij projekti. Ndaj ne ju kërkojmë ju, zotërinj kryetarë të komunave, që me shpejtësi të bëni projektet e asfaltimit të rrugëve të komunave tuaja. Ne jemi të vendosur t'i asfaltojmë ato dhe të shkurtojmë distancën për fermerët shqiptarë. Unë dua t'i bëj thirrje fermerëve të Fierit të vazhdojmë sëbashu, sepse me masat që ndërmorëm ia dolëm kësaj here që ju të shisni më shumë se kurrë produktet në tregjet e vendit, të trefishoni në vlerë eksportet e prodhimeve tuaja. Ju garantoj se vitin që vjen një kuadër tjetër masash do të merren për të lehtësuar shitjen e prodhimeve tuaja të mrekullueshme në tregjet shqiptare dhe ato botërore.

Edhe një herë ju bëj thirrje që më 18 shkurt të votoni Ferdinand Muratin, kandidatin e shërbimeve tuaja, e halleve dhe projekteve tuaja, kandidatin e Fierit modern, e Fierit të zhvilluar."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›