E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha zhvilloi sot një vizitë në Fier, gjatë së cilës përuroi dhe inspektoi punimet në disa rrugë të rëndësishme. Fillimisht Kryeministri inspektoi ecurinë e punimeve p

Kryeministri Berisha zhvilloi sot një vizitë në Fier, gjatë së cilës përuroi dhe inspektoi punimet në disa rrugë të rëndësishme.

Fillimisht Kryeministri inspektoi ecurinë e punimeve për ndërtimin e autostradës Lushnnje-Fier. Rruga, me gjatësi 21.7 kilometra dhe 4 korsi, parashikohet të përfudojnë në mars të vitit 2008, ndërkohë që dy korsi të saj do të jenë funksionale në prag të sezonit turistik të këtij viti.

Duke përgëzuar ndërtuesit për ritmet dhe cilësinë e punimeve, Kryeministri theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme të kësaj rrug për Lushnjen, Fierin, Vlorën dhe mbarë Shqipërinë. "Kjo rrugë e lidh këtë zonë, një nga zonat më të fuqishme ekonomike, me Tiranën, por dhe tregun ndërkombëtar nëpërmjet autostradës që po ndëtohet Durrës-Prishtinë. Ritmet e punimeve janë të admirueshme. Ndërtuesit kanë marrë përsipër që rruga të jetë funksionale në dy korsi në qershorin e këtij viti. Ndërsa bulevardi nga presidenca deri në Lanë deshi dy vjet kohë të bëhej, kjo firmë e meriton një vit kohë për këtë rrugë," vlerësoi Kryeministri.

• Më pas, Kryeministri përuroi përfundimin e ndërtimit të unazës së re të Fierit, investim i buxhetit të shtetit me vlerë 89.3 milion lekë. Rruga, me gjatësi 941 metra dhe gjërësi 11 metra, do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e mjeteve jo vetëm për rrethin e Fierit, por edhe qarkullimin nga jugu i Shqipërisë në drejtim të Tiranës e më tej.

Pas inagurimit të unazës së re, Kryeministri u ndal në disa nga projektet e tjera të mëdha për Fierin, duke theksuar:

"Kam kënaqësi të informoj qytetarët e Fierit se në këtë qytet e rrethinat e tij janë në projektim vepra ndër më të mëdhatë. Fieri do të ketë termocentralin me gaz, një ndër më të mëdhenjtë në Ballkan, si dhe do të rindërtohet e gjithë infrastruktura e qytetit. Në gjysmën e dytë të vitit nisin punimet e by pass-it të Fierit, në mesin e muajit shkurt nisin punimet e autostradës Fier-Vlorë, projekti i kanalizimeve të ujërave të zeza, projekti i parkut industrial, funksionimi me teknologji moderne e TEC-eve ekzistuese. Janë shumë projekte që do të zbatohen në këtë qytet me kryetarin e ardhshëm të bashkisë. Po ashtu modernizimi i shkollave të qytetit dhe komunave është një tjetër objektiv në vazhdim. Unë kam besim se qytetarët e Fierit do të votojnë për koalicionin e madh për modernizimin e Fierit dhe të Shqipërisë."

• Kryeministri vizitoi edhe fabrikën e prodhimit të veshmbathjeve "Blu sky". Kryeministri përgëzoi drejtuesit e saj për këtë sipërmarrje, e cila ka punësuar një numër të madh punonjësish dhe realizon prodhime të cilësisë së lartë të xhinseve të firmave më serioze në botë, që dalin si prodhim shqiptar në tregun evropian.

Kryeministri vizioi ambientet e punës në këtë fabrikë dhe bashkëbisedoi me drejtuesit dhe punëtorër e saj. Në bashkëbisedimin me ta, Kryeministri i përgëzoi, gjithashtu, për instalimin e impiantit të prodhimit të teknologjisë më të fundit, me vlerë 2 milion euro. Duke folur për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë ndaj biznesit, Kryeministri theksoi: "Ne mbetemi të vendosur të favorizojmë dhe lehtësojmë biznesin shqiptar. Masat që kemi marrë vitin e kaluar kanë qenë masa lehtësuese për koston e prodhimit, për barrën fiskale, por masa të tjera të rëndësishme do të ndërmerren në mënyrë që Shqipëria ralisht të jetë vendi më tërheqës për investitorët e huaj. Në këtë mënyrë sigurohet punësimi për qytetarët dh zhvillimi i vendit.

Biznesi është promotori kryesor i çdo vendi. Siguroj drejtuesit e kësaj firme se në projektet e këtij viti janë parqet industriale, të cilat do të ngrihen në qytetet e mëdha. Ne kemi kontraktuar ekspertizën ndërkombëtare më të mirë për ngritjen e tyre dhe do të procedojmë me shpejtësi në këtë drejtim, si një kusht për të lehtësuar veprimtarinë e biznesmenëve. Parqet industriale janë gjeneratorët e mëdhënj të punësimit dhe ne jemi shumë të vendosur të vazhdojmë në këtë drejtim."

Në këtë vizitë, Kryeministri shoqërohej nga Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Lulzim Basha.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›