Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore Giovanni Mainoni. Kryeministri Berisha e falenderoi Zotin Mainoni për ndihmën e gjithanëshshme që Banka
Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore Giovanni Mainoni.
Kryeministri Berisha e falenderoi Zotin Mainoni për ndihmën e gjithanëshshme që Banka Botërore i ofron Shqipërisë, e cila është një element i rëndësishëm mbështetës për reformat e ndërmarra nga qeveria. Nga ana e tij, Zoti Mainoni vlerësoi ecurinë e reformave në Shqipëri, duke theksuar se arritjet dhe aktiviteti i qeverisë shqiptare janë element krenarie për Bankën Botërore.
Kryeministri Berisha dhe Zoti Mainoni diskutuan për bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Bankës Botërore dhe drejtimet kryesore ku duhet të përqendrohen përpjekjet e përbashkëta në të ardhmen. Në mënyrë të veçantë u diskutua për investimet në infrastrukturë dhe rrugët rurale si një element bazë për zhvillimin e këtyre zonave dhe integrimin e fermerëve me tregun; investimet për uljen e ndotjes sidomos ndotjes së ujrave, kryesisht duke investuar në sistemet e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe trajtimit të tyre; luftën kundër korrupsionit duke çuar më tej përparimin e deritanishëm; forcimin e administratës publike dhe përmirësimin e kapaciteteve njerëzore në administratë, duke tërhequr edhe të rinjtë që kanë studiuar në universitetet perëndimore; nxitjen e investimeve private, ndër të tjera, përmes zbatimit të iniciativës "Shqipëria 1 Euro" dhe partneritetit publik-privat.
Zoti Mainoni premtoi se Banka Botërore do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e saj në të gjitha fushat prioritare të qeverisë.