E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjatë vizitës në Kalabri, Kryeministri Fatos Nano ka zhilluar nje vizite ne zonen e Shën Mitrit ne te cilen banojne nje komunitet i arberesheve. Në fillim kryeministri i shoqeruar nga Ministri i

Gjatë vizitës në Kalabri, Kryeministri Fatos Nano ka zhilluar nje vizite ne zonen e Shën Mitrit ne te cilen banojne nje komunitet i arberesheve. Në fillim kryeministri i shoqeruar nga Ministri i Kultures Blendi Klosi, deputete te Kuvendit te Shqiperise,personalitete dhe studjues te artit dhe kultures,eshte ndalur ne seline e bashkise ku eshte pritur nga drejtues lokalë, personalitete te fushave te ndryshme te arberesheve dhe perfaqesues të ketij komuniteti.

Kryetari Marini duke falënderuar Kryeministrin Nano për vizitën në Shën Mitri tha se "Ne duam të jemi të dobishëm në rrugën tuaj të integrimit europian, të mbrojmë vlerat tuaja, pasi ato janë edhe vlera tonat".

Zoti Nano duke pershendetur te pranishmit është shprehur se ndodhet në këtë vizitë per tu takuar me arbreshet me qellimin për të ngjallur një histori të përbashkët. "Sot italo-shqiptarët që jetojnë në Itali janë jo vetëm një burim për Italinë por edhe për Shqipërinë. Ata bartin një vlerë që u shtohet bashkëpunimit mjaft të rëndësishëm dhe të shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Italisë, tha zoti Nano. Duke shtuar se arbëreshët e Italisë ishin të parët që u integruan në Europë. Ata janë dëshmia e gjallë si duhet të jetë Shqipëria e së ardhmes drejt rrugës së integrimit europian" tha kryeministri.

Me tej zoti Nano ka vazhduar viziten i shoqeruar nga bashkeshortja e tij e veshur simbolikisht me nje kostum tradicional te zonjave arbreshe, duke pershendetur e takur shume banore te kesaj zone te cilet ndoqen me interes dhe vleresuan kete moment si te rendesishem per komunitetin tyre.

Zoti Nano ka vendosur nje tufe lule ne varrin e personalitetit te njohur arberesh Jeronim De Rada. Po ashtu zoti Nano ka vizituar Kolegjin italo-shqiptar të Shen Adrianit ku vazhdojne te mesojne gjuhen shqipe brezat arberesh te ketij komuniteti dhe muzeun e qytetit i cili perfaqeson nje vlere te rendesishme historike per arbreshet e Italise.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›