E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano është pritur sot pasdite në Romë në një takim të veçantë, që ka zgjatur mbi një orë, nga Kryeministri italian Silvio Berluskoni. Në qendër të takimit ishin m

Kryeministri Fatos Nano është pritur sot pasdite në Romë në një takim të veçantë, që ka zgjatur mbi një orë, nga Kryeministri italian Silvio Berluskoni.

Në qendër të takimit ishin marrëdhëniet dypalëshe, procesi i integrimit në Bashkimin Europian, zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve ekonomike, ecuria e refomave në Shqipëri, situata në rajon dhe bashkëpunimi në kuadër të koalicionit global kundër terrorizmit, ku të dy vendet janë pjestarë të tij.

Menjëherë pas takimit me Kryeministrin shqiptar Fatos Nano, Kryeministri italian Silvio Berluskoni ne një deklaratë përpara medias se pranishme rrethe ceshtjeve te biseduara ne kete takim, u shpreh:

"Kam qenë i nderuar si gjithnjë të pres në selinë e qeverisë një mik, Kryeministrin e një vendi mik, me të cilin kemi marrëdhënie të shkëlqyera, të cilat duam t'i zhvillojmë më tej, siç kemi bërë vitet e fundit, gjë që ka bërë të kemi rezultate konkrete si në planin e marrëdhënieve ekonomiko-tregtare, pasi jemi në vendin e parë në planin e eksporteve dhe importeve, si dhe në planin e investimeve. Ne duam të përshpejtojmë investimet si ato të së shkuarës dhe ato që janë në rrugë e sipër.

Përsa i takon situatës ndërkombëtare besoj se edhe shefi i qeverisë shqiptare njeh faktin që Italia është gjithmonë në radhë të parë për t'i dhëë mbështetje të gjithë strategjisë së politikës së jashtme shqiptare.

Vlerësojmë rolin e Kryeministrin Nano që lidhet me situatat e ndryshme ndërkombëtare, sidomos me mënyrën sesi Shqipëria është ofruar me pjesëmarrjen e saj në luftënn kundër terrorizmit dhe fondamentalizmit. Ne kemi vlerësuar sidomos kontributin konkret me trupa që janë dërguar në Afganistan dhe Irak.

Ne kemi vlerësuar mënyrën sesi Kryeministri dhe Qeveria Shqiptare ka përbaluar situatën në Kosovë dhe veçanërisht angazhimin për të riparuar dëmët e shkaktuara si derivate të situatës së krijuar atje.

Ndjekim me vëmendje ecurinë e refomave. Mendojmë se ritmi i tyre është i mbështetur dhe për këtë motiv mendojmë se ky ritëm duhet përshpejtuar për të stimuluar arritjen e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE. Lidhur më këtë çështje garantova Kryeministrin Nano për ndërhyrjen direkte të Qeverisë Italiane pranë strukturave kompetente të BE-së për të identifukuar dhe, më pas, për të vepruar që kjo marrëveshje të nënshkruhet brenda këtij viti.

Në të gjitha selitë ndërkombëtare vlerësohet puna e Qeverisë Shqiptare dhe po shihet mundësia për të marrë një mbështetje nga Samiti i Stambollit për hyrjen në NATO. Nga ana jonë do të ketë gjithmonë në raportet dypalëshe një mbështetje për vullnetin e Shqipërisë për t'u integruar plotësisht në institucionet perëndimore.

Dëshiroj të shtoj një falenderim të veçantë që lidhet me mënyrën sesi forcat shqiptare të rendit kanë ditur të përballojnë plagën e emigracionit klandestin përmes Adriatikut, një burim i shumë tragjedive që tashmë janë reduktuar. Rasti i fundit ishte absolutisht një rast i izoluar dhe autoritetet shqiptare ndërhynë në kohë për t'i dorëzuar drejtësisë fajtorët.

Ne kemi shumë inisiativa që duam t'i çojmë përpara edhe në planin kulturor. Ministri i ri, që Kryeministri Nano e prezantoi si bashkëpunëtor të tij në fushën kulturore, tregon me moshën e tij vullnetin për të ardhmen. I urojmë edhe atij sukses në këtë aktivitet.

Kemi fiksuar edhe një takim në fund të qershorit me vizitën time në Shqipëri që do të çojë përpara bashkëpunimin konkret në fusha të ndryshme, që janë fiksuar reciprokisht në axhendë.

Zoti Kryeministër, jeni gjithnjë një mik i mikpritur në Romë e Itali dhe Ju urojmë të vazhdoni në punën tuaj qeverisëse, siç keni bërë deri tani."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›