E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjatë vizitës në qytetin e Vlorës, Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të përvjetorit të 8-të të tragjedisë së Otrantos. Ceremonia përkujtimore ësht

Gjatë vizitës në qytetin e Vlorës, Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të përvjetorit të 8-të të tragjedisë së Otrantos.

Ceremonia përkujtimore është zhvilluar në portin e Vlorës, nga ku më 28 mars të vitit 1997 nisën udhëtimin drejt Italisë dhe humbën jetën në kanalin e Otrantos 84 persona. Kryeministri Nano shoqërohej nga autoritete të pushtetit vendor, deputetë të qytetit të Vlorës dhe qytetarë të shumtë të këtij qyteti.

Fillimisht Kryeministri Nano është pritur dhe është takuar në sheshin e trageteve me pjestarë të familjarëve të viktimave, të cilëve u ka shprehur edhe një herë ngushëllimet për humbjen e njerëzve të tyre të shtrenjtë. Më pas, sëbashku ata i janë drejtuar bregut të detit, ku kanë hedhur lule në nderim të viktimave të kësaj tragjedie.

Me këtë rast Kryeministri Nano ndër të tjera u shpreh se "Ndaj me familjarët ndjenjat njerëzore të respektit për të humburit, solidaritetit për viktimat, dhe të dashurisë për të gjithë të gjallët dhe të ardhmen e ndryshme të vendit dhe të familjarëve të viktimave të Otrantos, një angazhim politik gjithashtu dhe shtetëror, që tragjedi të tilla të mos përsëriten më, që tragjedi të tilla të mos peshkojnë çakallë dhe aventurierë, që kërkojnë të pasurohen edhe me dhimbjen dhe humbjen e njerëzve. Jam këtu për të përkëdhelur nga afër këtë plagë që s'mbyllet dhe aq kollaj dhe për të ndërmjetësuar me autoritetin e Kryeministrit për largimin e të gjithë problemeve të shkaktuara nga aventurierë që i kanë shkaktuar nga horizonti i këtyre njerëzve të mirë, që i falenderoj që ishin me mua sot dhe që shikojnë me dhimbje dhe dashuri njerëzore përpara.

Qeveria është shumë e vëmendshme ndaj dhimbjes njerëzore dhe ndaj nevojës që kanë njerëzit për të rivendosur drejtësinë. Unë kam gjetur tek qeveria italiane gjithashtu të njëjtin solidaritet dhe përgjegjësi për të qëndruar pranë njerëzve që pësuan këtë tragjedi, ashtu siç po qëndron Italia fqinje dhe mike pranë në kurimin dhe shërimin e plagëve dhe të problemeve të tranzicionit që po merr fund.

Më vjen mirë që është një komunitet i madh njerëzish të përkushtuar që edhe sot rishfaq angazhimin dhe solidaritetin për të mos lejuar më tragjedi të tilla të përsëriten".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›