Gjatë vizitës së tij të sotme në rrethin e Ballshit, Kryeministri Fatos Nano është ndalur edhe në Parkun Arkeologjike të Bylisit. Në këtë vizitë, Kryeministri shoqërohej nga Ministrja e
Gjatë vizitës së tij të sotme në rrethin e Ballshit, Kryeministri Fatos Nano është ndalur edhe në Parkun Arkeologjike të Bylisit. Në këtë vizitë, Kryeministri shoqërohej nga Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Arta Dade, Ministri i Financave Kastriot Islami, Ministri i Shtetit pranë Kryeministrit Blendi Klosi, përfaqësues të pushtetit vendor etj.
Ishte i pranishëm gjithashtu edhe Ambasadori Italian në Tiranë, Massimo Ianucci,
Fillimisht, Kryeministri Nano dhe personat që e shoqëronin, duke kaluar nepermjet rruges se asfaltuar rishtaz, vizituan mjediset e Qendrës Arkeologjike të Bylisit, i shoqëruar nga arkeologët e mirënjohur, Neritan Ceka dhe Myzafer Korkuti.
Kryeministri tregoi interes të veçantë për gërmimet dhe zbulimet e reja që po bëhen aty.
Duke përgëzuar akeologët për punën e bërë për zbulimin e objekteve të cilat kanë vlera me rëndësi historike e turistike, i inkurajoi ata që të vazhdojnë punën e tyre kërkimore, ku prej katër vjetësh po punohet me intensitet për realizimin e projektit "Bazilikat Paleokristiane"
Gjithashtu Kryeministri Nano i përgëzoi punonjesit e Institutit te Monumenteve për cilesine e restaurimit të objekteve në këtë qendër të rëndësishme arkeologjike dhe dha porosi për mirëmbajtjen e saj dhe objekteve. të cilët përfaqsëojnë vlera të konsiderueshme.
Ne menyre te vecante Kryeministri Nano kerkoi informacion mbi vizitueshmerine e Patrkut Arkeologjik dhe aksesin e publikut vendas dhe te huaj ne kete ansambel monumental deshmi e jashtezakonshem e qyteterimit ilir, por edhe te atij paleokristian dhe terhoqi vemedjen për impementimin epolitikave orjentuese të komunitetit europian në lidhje me qenrdat arkeologjike.