Kryeministri Fatos Nano në vijim të kontakteve direkte me sipërmarrjen vendase dhe të huaj në Shqipëri ka zhvilluar sot një vizitë në kompleksin industrial Volalba sh.p.k në Lushnje, ku ka i
Kryeministri Fatos Nano në vijim të kontakteve direkte me sipërmarrjen vendase dhe të huaj në Shqipëri ka zhvilluar sot një vizitë në kompleksin industrial Volalba sh.p.k në Lushnje, ku ka inaguruar edhe Fabrikën e re "Telcom Albania" Sh.p.k pjesë e këtij kompleksi.
Në këtë vizitë, Kryeministri Fatos Nano shoqërohej nga Ministri i Ekonomisë, Arben Malaj, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Arta Dade, njëkohësisht edhe deputete e zonës, Ambasadori italian Massimo Ianucci, përfaqësues të pushtetit vendor, biznesmenë të zonës etj.
Kryeministri Nano është njohur nga afër me investimin prej 15 milionë $ të bërë nga Grupi Barez Degennaro Scianatico i cili operon në këtë qytet prej gati dhjetë vjetësh duke punësuar vetëm në Fabrikën e Tullave gati 350 punonjës. Ndërkohë që 50 punonjës të tjerë janë punësuar vetëm në fazën e parë të ngritjes së fabrikës së re Telcom Albania e cila kap një vlerë fillestare investimi prej gati 2 milionë $.
Kjo fabrikë merret me prodhimin e një game të gjerë kontenierësh, serbatorësh dhe cisternash në politilen linear (depozita uji, vaji etj). Gjithashtu në këtë fabrikë prodhohen edhe vazo lulesh Toscana, Pulieze, shatërvanë zbukurimi për kopshte dhe një shumëllojshmëri produktesh artistike të cilat janë të destinuara jo vetëm për tregun vendas por dhe në tregun e Kosovës dhe të Maqedonisë. Teknologjia e përdorur në këtë fabrikë është bashkëkohore.