E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së shkrimtarit të njohur për fëmijë, Odise Grillo. Në këtë mesazh Kryeministri Nano ndër të tjera shkruan: "Me h

Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së shkrimtarit të njohur për fëmijë, Odise Grillo. Në këtë mesazh Kryeministri Nano ndër të tjera shkruan:

"Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të të dashurit tuaj, Odise Grillo.

Më lejoni të ndaj me ju dhimbjen për humbjen e bashkëshortit, babait, familjarit dhe njeriut Tuaj më të dashur.

Shkrimtari dhe publicisti Odise Grillo, shkruan më poshtë Kryeministri, do të mbetet në kujtesën tonë si një ndër personalitetet më të mëdha, i cili ia dedikoi gjithë jetën e tij fëmijëve.

Duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e pazëvendësueshme, më lejoni të shpreh bindjen se vepra e Odise Grillos do të vazhdojë të jetojë, librat e tij do të lexohen me ëndje nga brazat e fëmijëve, ai do të mbetet kurdoherë babai i letërsisë shqipe për fëmijë, përfundon mesazhin e tij Kryeministri Fatos Nano.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›