E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjehen pjesë aeroplani në Atlantikun jugor

Ministri brazilian i mbrojtjes Nelson Jobim thotë se copat e gjetura në jug të oqeanit Atlantik janë pa dyshim pjesë të aeroplanmiy francez që u zhduk këtë javë me 228 udhëtarë në bord.

Forca Ajrore braziliane thanë dje se ekipet e kërkimit gjetën ndënjëse aeroplani, naftë dhe pjesë metalike rreth 650 kilometra larg bregut brazilian.

Ministri Jobim thotë se këto nga një ekzaminim që kryen dy anije braziliane u konfirmua se sendet mbi ujë i përkisnin aeroplanit 447 të linjës ajrore franceze. Nuk ka asnjë shenjë për të mbijetuar.

Aeroplani me 228 njerëz në bord u zhduk të hënën në mëngjes nga radari, rreth 4 orë pasi ishte nisur nga aeroporti i Rio De Zhaneiros drejt Parisit. Autoritetet thanë se deri në mometin e zhdukjes aeroplani kishte patur një udhëtim normal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›