E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet kamarieri, vrau me thikë pronarin e restorantit

Policia ka vënë në pranga gjatë natës ne Nikel te Krujes, 25 vjecarin Ibrahim Cengu, autorin që vrau pronarin e restorantit ku punonte. Dyshohet se "molle e sherrit" ka qene vajza e pronarit, me te cilen djali kishtenje lidhje 

KRUJE-Autori i vrasjes së një pronari restoranti pranë aeroportit të Rinasit është vënë në pranga në Nikël të Krujës. Policia ka vënë në pranga gjatë natës 25 vjecarin Ibrahim Cengu nga Kruja, autorin që kreu krimin për arsye banale dhe u largua më pas nga vendi i ngjarjes. Efektivët bënë të ditur se i riu është prangosur në momentin që ishte duke ecur rrugës pranë Niklës dhe se nuk bëri rezistencë ndaj uniformave blu.
Cengu vrau një natë më parë me thikë shtetasin 65 vjecar, Sherfi Memoci.
Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmë rreth orës 21:30, pranë aeroportit të Rinasit. 60-vjeçari Sherif Memoçi, lindur dhe banues në fshatin Prezë të Tiranës, ka filluar të debatojë ashpër me kamerierin Ibrahim Cengu, nga Kruja. Shkak i sherrit mes pronarit të restorantit me punonjësin e tij, mësohet të ketë qenë e bija e viktimës. Sipas burimeve policore, Memoçi ka kundërshtuar lidhjen e dashurisë mes dy të rinjve. Konflikti ka degjeneruar deri në përleshje. Në gjaknxehtësi e sipër, 25-vjeçari Cengu ka nxjerrë thikën dhe ka goditur disa herë me thikë në trup punëdhënësin e tij. Për pasojë, pronari i restorantit, Sherif Memoçi ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Burime zyrtare nga dikasteri i Rendit, bënë me dije se i riu Cengu tani do të përballet me akuzat për "vrasje me dashje" si dhe "armëmbajtje pa leje".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›