Kryeministri: “S do të lejojmë Bashkinë të zhvasë biznesin”
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka premtuar tregtarëve të vegjël, që ushtrojnë aktivitetin në vendin e quajtur “Tregu i Çamëve”, se do të kenë mbështetjen e Qeverisë edhe në katër vitet e ardhshme për rritjen e të ardhurave të tyre. Berisha bisedoi me tregtarët për çështjen e rritjes së taksave dhe tarifave nga Bashkia e Tiranës, si dhe vendimin e qeverisë për të ulur nga 30 në 10 për qind kufirin e vendimmarrjes nga Bashkia. “4 vite më parë premtuam përgjysmimin e taksës kombëtare, e realizuam atë. Është e vërtetë që Bashkia katërfishoi taksat. Bashkisë ne ia vumë kufirin 10 për qind të taksës së përgjithshme dhe asnjë për qind më shumë nuk do të tatojë”, - ka deklaruar Berisha. Kryeministri kritikoi Ramën për atë që ai e quajti sjellje arrogante të tij me qytetarët dhe biznesin e vogël. Kreu i Qeverisë tha se atyre duhet t u krijohen të gjitha kushtet për të punuar, pasi realizojnë 70 për qind të punësimit në vend. “Ju do të keni aktivitet të qetë dhe të garantuar dhe nuk do të paguani asnjë qindarkë më shumë përveç 10- përqindëshit”, - ka theksuar Berisha. Gjatë vizitës në tregun çam, ai bëri edhe 2 premtime të tjera. “Me fondin nga qeveria ky treg do të ndërtohet nga e para, do të ketë përparësi absolute. Taksa e tabelës do të përfshihet në ligj dhe çmimi nuk do të jetë asnjëherë mbi 1 euro”, - ka premtuar Kryeministri. Po dje Berisha ishte dhe në qytetin e Elbasanit ku ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së fushatës. Në fjalën e tij, Kryeministri u shpreh se në 4 vitet e ardhshme Qeveria do katërfishojë investimet për Elbasanin, ndërsa shtoi se deri në fund të mandatit të dytë nuk do ketë më rrugë të paasfaltuara. Ai shtoi se të gjithë pushtetarët vendorë nuk do të marrin asnjë qindarkë të vetme, sepse ligji do të veprojë por, nëse ata duan fonde, të kërkojnë në Qeveri.
Ky lajm është publikuar: 03/06/2009