E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjejne para

Dikur ishte nje barsolete se kur kosovari nuk ka para atehere i thyen markat gjermane. Ajo eshte aktuale edhe tani por me nje ndryshim te vogel kosovari nuk ka nevoje ti thyeje markat jo vetem sepse ato nuk ekzistojne me por ka euro. E verteta e saj verehet kur merren parasysh deklaratat e krereve te shtetit shqiptar dhe te qytetit te Ulqinit. Si Sali Berisha ashtu edhe Gezim Hajdinaga flasin per rekorde. Per numer te madh te turisteve kryesisht nga Kosova. Sipas deklaratave ne Shqiperi nga janari e deri nga mesi i gushtit kane qene 18 milione turiste. Nderkaq numri me i madh i tyre ishte gjate korrikut dhe gushtit. Ulqinaket permendin shifra pak me modeste apo 200-300 mije turiste. Pjesa derrmuese e tyre apo rreth 60 per qind nga numri i pergjithshem ishin nga Kosova. Sipas kesaj matematike ne brigjet e detit Adriatik dhe atij Jon kane pushuar rreth nje milion kosovare. Shifer se ciles nuk mund ti besohet aq shume meqenese si turiste Shqiperia ka llogaritur te gjithe shtetasit e huaj qe kane hyre ne kete shtet pa marre parasysh destinacionin qe kane pasur. Apo serish ajo del pak e besueshme meqenese kosovaret sivjet nuk kane perjetuar ndonje revolucion social. Serish gjendja sociale mbetet alarmante rreth 45 per qind e popullates jane te varfer kurse 14-15 per qind e tyre jane ne varferi ekstreme. Njekohesisht kriza sivjet eshte reflektuar me renie te remitancave dhe te investimeve te huaja. Keto parametra tregojne se kosovaret nuk kane pasur fuqi me te madhe financiare qe te mbushin plazhet e bregdetit shqiptar dhe te Ulqinit. Por nga ana tjeter Berisha dhe Hajdinaga kur permendin rekordet flasin per nje realitet. Ishte i madh numri i kosovareve qe sivjet bene plazh. Pra ata nuk jane aq te varfer ndash diku i gjejne parate per pushim.

Pjesa derrmuese e kosovareve jane turiste qe nuk shpenzojne shume. Atyre u mjafton nje dhome me 5-6 shtreter e cila duhet te kushtoje mundesisht sa me lire 15-20 euro dhe pak vend ne plazh. Disa prej tyre ende me vete marrin produkte te mishit salsice pastete e suxhuk dhe prodhime te qumeshtit djathe. Buken e blejne atje. Pra eshte nje kategori me kerkesa modeste. Mirepo as Durresi nuk ofron dicka me shume. Ky qytet eshte percaktuar per turizem kolektiv. Ai nuk e kerkon turistin qe shpenzon shume. Kjo verehet permes ofertes turistike e cila nuk permban dicka me shume se dhoma per akomodim cmimin e te cilave e merr vesh te recepcioni. Sado qe krahasuar me vitet e mehershme ecjet jane te dukshme ky qytet bregdetar kurre me nuk mund te ofroje turizem elitar. Ndertimet vend e pavend mungesa e zgjidhjeve urbanistike sherbimet publike te nivelit shume te ulet varferia kulturore dhe papastertia e mbajne ate ne nje qytet qe tere qarkullimin e mbeshtet ne numrin e madh te pushuesve por jo aq shume ne pakon turistike e cila secilin turist do ta detyroje qe te shpenzoje edhe centin e fundit. Megjithate Durresi duket pak me i mire se Shengjini e Velipoja pasi qe aty mund te flasim vetem per fillet e turizmit.

Per fat te mire ndertimi i pjeses shqiptare te autostrades Durres-Morin ka bere qe kosovaret te mos e kene me problem udhetimin. Ajo ka ndikuar qe nje numer i madh i tyre te vazhdoje drejt jugut. Pushuan ne Vlore Dhermi Jale Sarande... Atje ka dicka me shume se ajo cka ofron Durresi. Se paku qetesi dhe ambient te virgjer. Njeriu ende nuk ka arritur ta shkaterroje kete bukuri. Per fat te mire Por anasit serish ankohen Kosovaret jane turiste qe ushqehen ne dhome e jo ne restorant.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›