E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libofshe celet shkolla e pare serbe

Fillimisht mesimi do te zhvillohet gjate diteve te shtuna dhe te diela. Mesuesit do te vijne nga Shkodra

Hapet shkolleper komunitetin serb ne Myzeqe. Shkolla e pare serbe do te ngrihet ne fshatin Rrethlibofshe te Komunes Libofshe ku jeton nje komunitet me mbi 2500 banore me origjine serbe. Fillimisht per mjedise shkolle do te perdoret shtepia enje banori te zones nderkohe qe inaugurimi i punimeve per godinen e re pritet te behet neser nga ambasadori serb ne Tirane Miroljub Zaric. 65 femije do te ulen te paretne shkollen e re nderkohe qe pritetnje rritje e numrit te nxenesve gjate muajve ne vazhdim.Celja e nje shkolle ne gjuhen serbe ka ardhur si rrjedhoje e kerkeses se bere nga komuniteti serb qe jeton ne Komunen e Libofshes. Mbi 5 fise me afro 200 banore kanefirmosur kerkesen per arsimimin ne gjuhen serbe e cila i ka shkuar Ministrise se Arsimit dhe Shkencave si dhe ambasades serbe ne Tirane.Mesohet se ministria eshte shprehur e gatshme perhapjen e shkolles nderkohe qe ambasada kamarre persiper financimin per ndertimin e nje godine te re shkollore. Eqerem Dulevic quhet banori qe ka hapur shtepine e tij per nxenesit e pare. Ai shprehet per gazetenShqip se po ve ne vend deshiren e paraardhesve te tij qe donin ruajtjen e gjuhes dhe te traditave te tyre. Deri ne moshen 7-vjecare une nuk dija shqip. Gjyshja ne shtepi me fliste vetem serbisht. Mu desh te shkoja ne shkolle per te mesuar shqip. Kam mbaruar arsimin e mesem por pse jo mos ta trashegoj si gjuhe edhe te femijet e mi.Jo vetem shtepine por edhe prona te tjera jam gati ti jap per origjinen time shprehet Eqerem Dulevic banori qe ka lene shtepine ne dispozicion te shkolles serbe. Shkolla fillimisht do te funksionoje gjate diteve te shtuna dhe te diela e me pas deri nga muaji dhjetor do te vijoje mesimin normalisht. Lidhur me programin mesimor qe do te zhvillohet ne kete shkolle mesohet se do te sigurohet nga ambasada serbe ne Tirane. Tashme jane bere gati edhe librat qe jane marre nga shkollat serbe dhe shperndarja e tyre do te behet diten e shtune. Mesuesit e pare do te jene nga Shkodra dhe vitin e ardhshem do te merren mesues te zones pjesetare te komunitetit te cilet do te trajnohen gjate ketij viti. Pikerisht kategoria e nxenesve qe nuk kane preferuar shkollen shqipe pretendohet te thithet me shkollen e re qe po hapet. Mendohet qe brenda nje viti numri i nxenesve te shkoje ne me shume se 200. Kjo do te varet edhe nga shkolla e re qe pritet te perfundoje brenda vitit ka thene Dulevic. Nderkaq autoritetet arsimore ne rreth dhe ne vend kane dijeni per celjen e shkolles por jo per vecori te saj. Ne Komunen e Libofshes jeton nje komunitet serb i perbere nga me shume se 2500 banore dhe mbi 500 familje. Fshatrat ku eshte perqendruar komuniteti serb jane Rrethlibofsha Hamili Petova dhe Libofsha. Familjet e para kane ardhur ne vitin 1924 dhe pjesa me e madhe e tyre e kane origjinen nga zona e Novipazarit ne Serbi ku jeton komuniteti boshnjak. Disa nga mbiemrat serb te zones jane Dulevic Manic Maklic Kerlic Javllanicar etj. Ata i perkasin besimit mysliman dhevijne nga zonatmyslimane serbe.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›