E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femrat sa shume qe flasin

Nje studim ka treguar se seksi i dobet flet shume here me teper se meshkujt ne dite...

Paragjykim mashkullor Aspak kjo eshte fjala e nje shkencetareje femer qe sapo ka publikuar nje liber befasues mbi karakteristikat e trurit mes meshkujve dhe femrave duke treguar se grate flasin tri here me shume se meshkujt ne dite. Ne te vertete perfundimi nuk eshte nxjerre nga ndonje shkencetar mashkull por nga nje shkencetare e famshme femer. Neuropsikiatre dhe drejtoreshe e nje klinike ne San Francisko sapo ka publikuar ne librin e saj te fundit The Female Brain Truri femeror rezultatet e nje kerkimi te gjere per diferencat mes sekseve te bazuara mbi ndryshimet ne fiziologjine cerebrale. Testi ambicioz dhe shume i detajuar ne dhenien e rezultateve perball diferencat mes trurit mashkullor dhe atij femeror duke arritur ne perfundimin trondites se femrat flasin tri here me shume se meshkujt. Keshtu duke analizuar te dhena te hollesishme neuropsikiatrja tregon se truri i meshkujve dhe ai i femrave eshte i ndryshem nga natyra.

Emocionet

Grate kane nje autostrade me tete korsi per te shprehur emocionet e tyre ndersa meshkujt e kane te barabarte me nje rruge fshati tregon ne menyre figurative doktoresha. Ne fakt nuk eshte per tlsquou habitur me rezultatin se mesatarisht grate flasin tri here me shume se meshkujt 20 mije kundrejt 7 mije por me faktin trondites se grate duke folur shume ndiejne kenaqesi te njejte me ate te thithjes se kokaines. Po ashtu perberja kimike cerebrale nuk eshte e njejte mes dy sekseve sipas neuropsikiatres amerikane. Gjithashtu nga studimi u pa se grate flasin me shpejt se meshkujt dhe per ta bere kete vene ne pune me shume qeliza cerebrale. Ne fakt komunikimi nuk kufizohet vetem te te folurit por edhe te te degjuarit i cili eshte trajtuar gjeresisht ne liber. Sipas saj tostesteroni pergjegjes per heshtjen mashkullore influencon edhe ne kapacitetin per ta degjuar tjetrin me kujdes. Ndoshta nje mekanizem mbrojtjeje dhe seleksionimi natyral kunder grave llafazane Ne te vertete nje tjeter zone ne tru eshte me e zhvilluar te meshkujt kapaciteti per te menduar per seksin. Ne kete pike situata ndryshon burrat zonen ne tru ku mendojne per seksin e kane te barabarte me nje aeroport te madh nderkombetar ndersa grate sa nje piste te vogel ne nje province per parkimin e automjeteve. Ndoshta ne kete ndryshim te rendesishem mes llojeve duhet kerkuar edhe pjesa e ndryshimeve komunikuese. Keshtu burrat mendojne per gjera per te cilat nuk mund te flasin shpesh dhe per te cilat mjaftojne pak fjale. Perfundimi ne testin e zhvilluar nga mjekja amerikane ne fakt nuk eshte pritur pozitivisht ne boten akademike. Shume studiues kane avancuar kritikat mbi tezat e zhvilluar nga neuropsikiatrja amerikane duke e konsideruar rolin e tostesteronit me pak vendimtar ne fiziologjine cerebrale. Sipas ketyre studiuesve diferencat mes personalitetit mashkullor dhe atij femeror jane te kushtezuara nga kushtet sociale ne te cilat qeniet njerezore rriten. Deborah Cameron profesoreshe linguistike ne Universitetin e Oksfordit mendon se nuk ekzistojne diferenca te medha per sa i perket aktivitetit komunikues verbal Nese do te mblidhen me shume te dhena dhe do te zhvillohen me shume studime do te zbulohet se jane te vogla diferencat mes sasise se fjaleve te thena nga burrat dhe meshkujt.

Te tjera studime

Jane vetem 546 fjale qe i ndajne femrat nga meshkujt. Dikush mund te thote qe ato jane vendimtare por matematika nuk eshte as ideologji e as politike zonjat artikulojne ne dite vetem 546 fjale me shume ne krahasim me meshkujt. Nje grup psikologesh nga Universiteti i Teksasit dhe Arizones ka shqyrtuar regjistrimet e debateve te 400 studenteve gjysma meshkuj e gjysma femra te periudhes nga viti 1998 deri ne 2004. Regjistrimet jane realizuar fale nje aparati te vecante te mbajtur nga pjesemarresit i cili hynte ne funksion ne menyre te papritur. Duke bere nje llogaritje te zakonshme femrat qendrojne me perpara sesa meshkujt me 16215 fjale kundrejt 15669 te meshkujve. Por sipas statistikave kjo diference nuk mund te jete perfundimisht domethenese. Rezultate te kenaqshme jane vene re edhe nga nje individ te tjetri meshkuj e femra personi me elokuent ka folur gjate nje dite 47 mije fjale ndersa me i spikaturi arrin te llomotise dicka me shume ose me pak se 500 fjale. Nese meshkujt mund te mbeten te mahnitur nga rezultatet e publikuara nga studimi i amerikaneve grate mbeshtesin faktin se bisedat e tyre per veshjet femijet kuzhinen dashurine korrespondojne pak a shume me futbollin makinat dhe motoret palestren futbollin kompjuteret dhe elektroniken futbollin. Libri Truri femeror ka ndezur shume debate pas publikimit te tij. Ai pohon se truri i nje femre dhe truri i nje mashkulli ndryshojne shume nga njeri-tjetri per shkak te aktivitetit te ndryshem hormonal. Progesteroni dhe testosteroni jane elementet baze te sjelljes dhe identitetit me te gjitha pasojat e mundshme. Per shembull impulset e adoleshenteve si pasioni per mesazhet apo per te bere shoping terheqja per kukullat apo ajo per makinat mendimi per seksin te gjitha keto mund te shpjegohen me kete fakt. Per neuropsikiatren femrat flasin trefish me shume ne krahasim me meshkujt 20 mije kundrejt 7 mije fjaleve dhe ky eshte nje tipar biologjik. Per femrat te folurit shume eshte nje clirim stresi dhe u jep nje kenaqesi te madhe fizike ashtu sic japin drogat. Pra le te sqarojme nje fakt te rendesishem e folura eshte nje tipar qe natyra ia ka dhuruar femres.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›