E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strategji europiane per bashkejetesen mes islamit dhe Perendimit

Raporti mes demokracive europiane dhe botes islamike ne globalizem qendron ne thelb te shqetesimeve tona dhe eshte shume i pranishem ne veprimtarine e qeverise. Nje problem zgjidhja e te cilit per Europen - dhe ketu jam dakord me mendimin e Angelo Panebianco - do te duhet qe sot te konsiderohet si pergjegjesi primare. Nga menyra se si do te rregullojme raportin mes demokracive tona dhe universit islamik perfshi komunitetet myslimane qe gjithnje e me shume jane te pranishme ne shoqerite tona do te varet jo vetem siguria jone por edhe menyra komplekse e te jetuarit. Ceshtja themelore qe shtrohet eshte si te ruhet dhe te mbrohet identiteti yne perendimor dhe rrenjet tona kristiane duke krijuar dhe permiresuar ne te njejten kohe bashkejetesen me islamin Me fjale te tjera si te pranojme identitetin e te tjereve pa tradhtuar tonin

Eumlshte nje sfide komplekse e cila per tu perballuar ne planin e veprimit politik duhet te marre udhe nga nje premise qe percakton nevojen per nje riafirmim me te vendosur te identitetit te Europes. Eumlshte e veshtire te bashkejetosh me te tjeret nese nuk e dime paraprakisht mire se kush jemi. Duhet ta pranojme se mbi kete pike Europa ka dhene vitet e fundit shenja pasigurie. E kam fjalen sidomos per zgjedhjen e disa lidereve europiane per te mos njohur rrenjet judaiko-kristiane te kultures sone duke refuzuar permendjen dhe referimin e tyre edhe ne Traktatin Kushtetues. Por e kam fjalen edhe per ato sinjale te perhapura te nje multikulturalizmi relativ te nje laiciteti negativ i cili me mbrojtjen e te drejtes se gjithkujt per te ndjekur dhe shpallur te verteten e vet rrezikon shpesh mohimin e se drejtes se ekzistences se besimit kristianizmit ne vecanti sikurse e deshmojne edhe fushatat kunder simboleve tona fetare kunder kryqezimit apo edhe perpjekjet per te diskretituar kishen. Sa me mire qe te rinjohim rrenjet tona qe bartin vlera te tilla si toleranca dhe reciprociteti aq me mire do te perkufizojme identitetin tone dhe do te jemi ne gjendje te menaxhojme natyrshem dukurite e reja perfshi bashkejetesen me boten islamike. Ideja sipas se ciles bota e besimit duhet ti perkase sferes private na rikthen imazhin paradoksal te lene pas te nje Europe ku ndertimi i xhamise ndan opinionin publik mosbesues ndaj nje bote plotesisht te ndare dhe ku qendrat tregtare refuzojne nga frika te ekspozojne statujeza te Krishtlindjes per te mos fyer besimin e tjetrit. Duhet duke mbrojtur me force laicitetin e shtetit te mesojme te bashkejetojme me keto bote te nxisim reciprocitetin per te ndihmuar ne lindjen e nje islami europian.

Nje strategji europiane per te zgjidhur pozitivisht marredhenien mes demokracive tona dhe botes islamike duhet te vije ne zbatim mbi kater elemente perparesia absolute dhe universalizimi i te drejtave nje politike emigracioni e perbashket vijimi i luftes kunder terrorizimit dhe hapja e Turqise.

Mbrojtja e te drejtave te njeriut dinjitetit e lirive te tij perfshi ate te besimit duhet te jete ne qender te angazhimit europian. Europa dhe Perendimi kane detyren historike dhe morale per te mbrojtur integritetin e ketyre vlerave universale sa here qe ato vihen ne diskutim. Italia eshte aktivizuar ne Bashkimin Europian per te perforcuar kapacitetet e veprimit ne mbrojtje te lirise se besimit ne bote. Jemi ne linjen e pare ne mbrojtjen e te drejtave te grave pavaresisht besimit kujt ato i perkasin sic edhe e deshmon rasti Shakineh.

Por eshte e nevojshme pertej rasteve te vecanta qe Europa si e tere te adaptoje ne menyre sistematike nje profil te larte politik ne mbrojtjen e te drejtave te njeriut dhe zhvillimit te dialogut nderfetar e nderkulturor. Me respektimin e thelle te te drejtave te njeriut vjen edhe respektimi i pakicave qe mund te jene islamike ne Europe apo kristiane ne bote. I vetmi kufi i ushtrimit te te drejtave te ketilla eshte respektimi nga ana e individeve i ligjit te vendit qe i pret.

Elementi i dyte i strategjise europiane ka te beje me politiken e emigracionit nje politike qe duhet te harmonizoje vendosmerine mbi parimet dhe solidaritetin per te favorizuar levizjet e rregullta dhe frenuar ato te parregullta te cilat pervec pasojave negative qe sjellin ndaj sigurise sone ndikojne ne rritjen e paragjykimeve etnike dhe fetare. Ato ndihmojne keshtu ne ngritjen e mureve artificiale mes opinionit publik europian dhe atij islamik. Menaxhimi i kesaj politike kerkon nje marrje dhe ndarje pergjegjesish mes vendeve te origjines atyre transit dhe destinacionit. Eumlshte i domosdoshem nje pakt mes vendeve anetare te Bashkimit Europian dhe atyre te origjines se levizjes i bazuar nga njera ane ne ndihmen europiane per zhvillimin dhe ne anen tjeter mbi nenvizimin e pergjegjesive te tyre ne raport me kontrollin e levizjes. Por ketu ka nevoje edhe per nje solidarizim mes vendeve europiane qe deri me tani per fat te keq ka munguar pavaresisht nxitjes se Italise me shume perkundrejt emigranteve te parregullt sesa ne politikat e integrimit me histori dhe deshtime te cilat nuk duhet absolutisht ti anashkalojme. Nuk ka emigrim pa integrim.

Elementi i trete eshte ai i gatishmerise se larte ne luften kunder terrorizmit qe vetesherbehet qellimisht me argumentin fetar per te imponuar ligjet e veta antinjerezore ligjet e nje pakice ekstremistesh qe kunder edhe fjaleve te Kuranit do te deshironin te impononin dhunen dhe intolerancen e vet mbi pjesen me te madhe te njerezimit perfshire shumicen e vete myslimaneve. Misionet tona ne Afganistan angazhimi ne Lindjen e Mesme dhe Somali pertej karakterit te tyre specifik kane te perbashket dhe duhet te vijojne te kene si qellim paresor ballafaqimin dhe izolimin e kercenimit global qe vjen nga radikalizmi islamik.

Elementi i katert i strategjise europiane nuk mundet qe te mos i perkase Turqise. Turqia eshte nje shembull unik i islamizmit te moderuar dhe i vokacionit europian sikurse e konfirmon tanime edhe referendumi i fundit per Kushtetuten. Nese do te mbajme te hapura portat e integrimit te saj ne Europe sic edhe Italia perhere ka deklaruar mund te nxisim ne nje kuptim me te gjere komunikimin mes islamit dhe demokracise mes islamit dhe Perendimit me pasoja pozitive mbi shoqerite tona dhe mbi menyren tone te jeteses. Keto kater aspekte do te mund te harmonizoheshin ne kuader te nje strategjie komplekse te qendrueshme dhe te vetedijshme nje strategjie qe u pergjigjet sfidave te ketij shekulli per Europen dhe Perendimin nje shekull qe po shfaqet shqetesues dhe qe ne duhet te dime ta qeverisim.

Marre nga faqja zyrtare e Ministrise se Jashtme te Italise
Perktheu Skerdilajd Zaimi

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›