E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjelbërohet Tirana , "Eagle Mobile" dhuron 38 pisha

Kompania e telefonisë celulare "Eagle Mobile" ka dhuruar 38 pemë të reja në mbështetje të projektit të Bashkisë së Tiranës "Një qytetar, një pemë". Pishat, në gjendje të rritur me gjatësi afërsisht 10 metra secila, janë mbjellë përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" pikërisht në vendet ku mungonin apo ka pasur pisha të vjetra të dëmtuara. Mbjellja e tyre ka nisur dy ditë më parë në praninë dhe inspektimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, dhe drejtorit të përgjithshëm të "Eagle Mobile" Ali Taskin. Në fjalën e tij, Rama tha "se ky është vetëm fillimi i investimeve të mëdha që do të prekin bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe sheshin "Skënderbej". Më shumë pemë do të mbillen në Tiranë për ta gjelbëruar edhe më shumë kryeqytetin tonë", tha zoti Rama. Ndërsa drejtori i kompanisë, Taskin, tha se "ky nuk do të jetë projekti i vetëm i ‘Eagle Mobile‘, me qëllim ndërgjegjësimin e popullatës për përkujdesjen ndaj mjedisit".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›