Rama takim në Kukës, premton Rrugën e Arbrit
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një miting në qytetin e Kukësit, prezantoi kandidatët e këtij qarku për në Kuvendin e Shqipërisë, si dhe platformën elektorale të Partisë Socialiste. Duke i bërë thirrje mijëra të pranishmëve në miting, ai u shpreh se nga rajoni i Kukësit do të dalin tre deputetë socialistë, ndërsa nuk la pa përmendur edhe detyrimin që ndjente për komunitetin e Qarkut të Kukësit për t‘iu përkushtuar më shumë vëmendje pas datës 28 qershor. Aty ku dy javë më parë të djathtët, me Jozefina Topallin, Kryetare e Kuvendit, kishin çelur fushatën nën argumentin e autostradës Durrës-Kukës, po aty Rama dha alternativat e tij edhe për rrugën. Kreu i socialistëve e cilësoi atë si "rruga e kombit", një arterie shumë e rëndësishme që zhvillon vendin por që, megjithatë asnjë argument, siç tha ai, nuk mund të justifikojë vjedhjen galopante të realizuar në këtë rrugë. "Askund nuk mund të gjesh një abuzim kaq të madh në emër të interesit të kombit, pasi me vjedhjen, me haraçin e oborrit kryeministror për rrugën kombëtare do të ishin bërë të gjithë rrugët e tjera të rëndësishme të rajonit të Kukësit, si ajo e Shishtavecit, Hasit, Bushtricës, etj., dhe do të ishin ndërtuar shkolla, ujësjellës dhe shërbime shëndetësore", theksoi Rama. Për më tepër ai vuri në dukje edhe cilësinë e dobët në disa segmente të autostradës ku ishte ndotur mjedisi aq pa kriter dhe ku, siç u shpreh ai, "mbi grumbuj dheu të hedhur nga punimet e rrugës po ndërtoheshin ngrehina krejt pa kriter, në afërsi të qytetit të Kukësit". Rama, duke iu referuar rrugës në mënyrë të përsëritur, tha se "me haraçin e oborrit kryeministror do të ishte ndërtuar edhe Rruga e Arbërit, të cilën do ta ndërtojmë ne, ashtu si rrugën Durrës-Kukës do ta përfundojmë ne".
Rama iu drejtua elektoratit edhe me premtime të tjera, kryesisht për fshatin, duke thënë se në programin e tij dhe të PS-së i kushtohet vëmendje e posaçme mbështetjes së prodhimit vendas, nxitjes së punësimit, arsimit cilësor për të gjithë, librave falas për të varfrit etj., në mënyrë që fshatari shqiptar të barazohet me fshatarin e mesëm të Bashkimit Evropian. Sipas Ramës banorët e rajonit të Kukësit ishin zhgënjyer nga politika e 18 viteve të shkuara dhe sot familjet jetonin në mjerim ekstrem, krahu i punës emigron për mbijetesë, pasi papunësia në rajonin e Kukësit është 58 për qind më e lartë se mesatarja kombëtare, ndërsa varfëria 38 për qind më e thellë se mesatarja kombëtare.
"Prej jush kam mësuar dramën e mjerimit, përpjekjet për mbijetesë, shpresat e nëpërkëmbura gjatë këtyre viteve, prandaj ju bëj thirrje të votoni alternativën tonë për një qeverisje ndryshe, për t‘i dhënë fund njëherë e mirë mënyrës korruptive të qeverisjes dhe mjerimit të pafund në një territor që realisht ofron aq shumë pasuri natyrore e njerëzore", u shpreh Rama.
Në Qarkun e Kukësit, lista e PS përmban pesë kandidatë: Asllan Dogjani, Fatmir Hoxha, Tatjana Kërxhaliu, Hasije Zeneli dhe Rexhep Ukperaj.