E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjeliç: Brukseli po lidh integrimin me Kosovën


"Një numër i vogël, por me ndikim i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë vendosur ta përdorin aplikimin e Serbisë për anëtarësim në BE, si mjet presioni ndaj Serbisë, në prag të debatit për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara", tha zëvendëskryeministri serb, Bozhidar Gjeliç.

Ai shtoi se disa vende kanë filluar ta lidhin integrimin evropian me zgjidhjen e çështjes së Kosovës. "Një politikë e tillë është e gabuar dhe mund të ngadalësojë gjithë procesin e integrimit evropian, çfarë mund të destabilizojë gjithë rajonin dhe jo vetëm Serbinë", tha Gjeliç.

Ai ka shtuar se aplikimi i Serbisë për anëtarësim do të diskutohet nga Brukseli në fund të vitit e jo në shtator siç pritej.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›