Kuçi: Serbia duhet t'i pranojë vulat e Kosovës
PRISHTINE- Zv/kryeministri Hajredin Kuçi rithekson qëndrimin e qeverisë kosovare se "Serbia duhet t`i pranojë vulat e Kosovës". Deklarata vjen pas idesë së hedhur dje nga Beogradi që për transportimin e mallrave të përdoren vula që kanë kuptim të dyfishtë.
Sipas gazetës "Koha Ditore", e cila iu referohet "burimeve ndërkombëtare", "çështja e funksionimit të dy pikave doganore në veri të Kosovës do të jetë temë e diskutimit të radhës në tavolinën e ‘dialogut teknik’ mes Prishtinës dhe Beogradit në ditët e para të shtatorit.
Sipas Kuçit, Kosova e ka vetëm një zgjidhje edhe sa i përket funksionimit të dy pikave kufitare. "Zgjidhja e qeverisë së Kosovës për të dy pikat është krijimi i rrethanave për dërgimin dhe funksionimin normal të doganierëve, në mënyrë që aty të vihet rendi kushtetues", ka thënë ai. Kuçi është shprehur se Serbia nuk do të pyetet për një gjë të tillë. Megjithatë, ka thënë Kuçi, për shkak të rrethanave të sigurisë, qeveria e Kosovës do t`i bëjë veprimet në koordinim me KFOR-in.
Gazeta më tej shkruan se ideja e Beogradit që kalimi i mallrave mes Kosovës dhe Serbisë të bëhet me vula dykuptimëshe së pari është lançuar nga mediat serbe e pastaj edhe nga zyrtarë në Beograd.
Sipas këtij propozimi të Serbisë, vula e Kosovë do të jetë dy në një. Në njërën anë të saj do të shkruaj "Dogana Kosovës" e në tjetrën "UNMIK-Shërbimi Doganor i Kosovës", ose "EULEX- Shërbimi Doganor i Kosovës".
Kryenegociatori serb, Borislav Stefanoviç, ka thënë se ky është vetëm një propozim. "Mendoj se kjo është një nga gjërat që paraqitet si ide. Pritet të shihet në fillim të shtatorit në raundin e ri të bisedimeve sesi do të zgjidhim këtë gjë. Ajo që është e sigurt, që e kemi thënë disa herë deri tani, është se ne pranojmë vulën që është në përputhje me rezolutën 1244, që është neutrale ndaj statusit dhe dokumentacionin që është neutral ndaj statusit", ka thënë Stefanoviç.
(s.g/atsh/balkanWeb)