E Diel, 1 Nëntor 2026

Clinton fton izraelitët dhe palestinezët të bisedojn137 më 2 shtator


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, deklaroi të premten se Izraeli dhe palestinezët janë ftuar për të rifilluar bisedimet direkte paqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një deklaratë të shkurtër, Clinton ka bërë të ditur se takimi do të mbahet më 2 shtator në Uashington dhe se mikpritës i bisedimeve, që kanë për synim "zgjidhjen me dy shtete", për paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, do të jetë presidenti Barack Obama. "Në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara i kam ftuar kryeministrin izraelit Benjamin Natanyahu dhe presidentin palestinez, Mahmud Abbas, për takim më 2 shtator në Uashington. Ka pasur shumë vështirësi në të kaluarën mes dy vendeve dhe do të ketë vështirësi edhe në vazhdim.I kam kërkuar të dyja palëve që të ecin përpara edhe në kohë të vështira, dhe të vazhdojnë punën për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në rajon. Në takim do të diskutohet për për rifillim të negociatave direkte dhe për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të statusit final, të cilat ne besojmë se mund të kompletohen brenda një viti," tha Clinton në një deklaratë. Sekretarja amerikane e Shtetit tha se në këtë takim janë ftuar edhe Mbreti i Jordanisë, Abdullah, presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak dhe i dërguari i bashkësisë ndërkombëtare për Lindjen E Mesme, Tony Blair.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›